26-04-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora  10:00
Mbahet mbledhja e IX-të (nëntë) e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Ndërtesa e KK-së.

Orën  13:00
Në kuadër të Strategjisë Sektoriale, respektivisht avancimit të policisë në komunitet, nga zyra  ICITAP është planifikuar,  që në fshatin Novakë, do të vendosen dy shenja me mbishkrim “Vrojtuesit e lagjes”, që kanë të bëjnë me preventive në aspektin e krimit. Pritet pjesëmarrje e përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe Komunës së Prizrenit.

Ora  17:00
Ndeshje miqësore Liria-Ballkani.  Stadiumi “Përparim Thaqi” Prizren.

Ora 19:00
Mbahet koncerti i madh “Sofra e kurbetqarëve”. Në “Kejin e Lumbardhit”, sheshi “Shatërvan”, Prizren. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.