Ambasadori Kosnett: Lidhja e kosovarëve me amerikanët është e fuqishme, e tejkalon politikën
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka thënë sot se lidhja e kosovarëve me amerikanët e tejkalon politikën, shkruan Gazeta Metro.
Kosnett ka deklaruar se lidhja e kosovarëve me amerikanë është shumë e fuqishme dhe e tejkalon politikën, sipas tij kjo lidhje është edhe e ngushtë e qëndrueshme.
Ambasadori tha se për dy dekada Kosova dhe SHBA’ja kanë qëndruar së bashku për ta luftuar terrorizmin dhe duke ndërtuar një të ardhme me paqe e drejtësi.
Këto deklarata Kosnett i bëri derisa ka vendosur kurora me lule te në kujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA.//gazetametro.net
Lexo edhe:
Prizreni, komuna e dytë më e madhe në vend, mbetet pa përfaqësues ligjor