25-04-2024

Apostolova: Të tërhiqet rritja e pagave për qeveritarët

“Shpreh keqardhjen time për këtë vendim, pasi që përgatitja e Projektligj për Pagat është në proces e sipër. Ky ligj do të rregullojë një herë e përgjithmonë pagat që paguhen nga buxheti i Kosovës me kritere objektive dhe të drejta. Ky ligj është pjesë e procesit të reformave në administratën publike e të cilin BE-ja e mbështet”, thuhet në reagimin e Apostolovës, raporton “Zeri.info”.Ajo ka shtuar se vendimi i rikthyer “ad hoc” për pagat është në kundërshtim me qëllimet tona të përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse, andaj, siç ka thënë ajo, dhe duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i ligjit të ri për pagat. Zëri

Asnjë koment

Comments are closed.