20-04-2024

Arrestohet në Morinë kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja emri dhe vepra që ngarkohet

Në Pikën Kufitare të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare Shqiptare në bashkëpunim me homologëët e Policisë Kufitare në Kosovë kanë ndaluar një person në kërkim ndërkombëtar.

Personi i ndaluar është Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.