29-09-2022

Burrë e grua rrihen mes vete në Malishevë, përfundojnë në spital e më pas ndahen

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një familje në fshatin Novasellë të Malishevës.

Sinjali mëson se burrë e grua janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje verbale që patën me njëri-tjetrin. Si pasojë e goditjeve që shkëmbyen, që të dy kanë përfunduar në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë për dhunën në familje është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë shoqëruar çiftin në stacion policor për intervistim.

E gjithë zënka përfundoi me ndarje mes çiftit, pasi 34-vjeçarja vendosi që të kthehet të jetojë në shtëpinë e prindërve të saj.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.