18-05-2024

Arrestohet për shkak të cigares “marihuanë” në Prizren

Një person është arrestuar në kompleksin Marash të Prizrenit për shkak të posedimit të një cigare që dyshohej se përmbante substanca narkotike.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës. Sipas policisë, të dyshuari t (K/Shqiptar) gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.83 gram.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.