19-04-2024

Arrestohet shtetasi nga Shqipëria pasi kapet me narkotikë në Prizren

Një shtetas nga Shqipëria është arrestuar në Prizren si i dyshuar për posedim të substancave narkotike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “De Rada”, me ç’rast të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.64 gram.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/.

 

Asnjë koment

Comments are closed.