Asamblisti Kastrati u kërkon drejtorëve të Haskukës t’u përgjigjen kuvendarëve
Fatmir Kastrati, këshilltar nga radhët e AAK-së në Asmblenë Komunale të Prizrenit, kërkoi nga drejtorët komunal, pjesë e ekzekutivit, të jenë më aktiv në kthimin e përgjigjeve ndaj pyetjeve të bëra nga ana e kuvendarëve, që kanë të bëjnë me cështje të ndryshme.
“Kërkoj nga drejtorët të jenë më azhur dhe të na përgjigjen në pyetje, pasi ato lidhen drejtpërdrejti me interesin qytetar, ndryshe kjo pikë bëhet e pa rëndësishme dhe si e tillë ndoshta edhe duhet të hiqet nga rendi i ditës”, ka thënë ai.
Kastrati është ankuar se nuk ka marrë përgjigje në pyetjet e parashtruara në mbledhjet e kaluara të KK-së.