Përfaqësuesit e Klubit të Basketbollit “Bashkimi” të Prizrenit, me keqardhjen kanë mësuar për vdekjen e ish-lojtarit të tyre, reprezentuesit të Kosovës, Gazmend Sinanit, që vdiq në një aksident trafiku, që ka ndodhur në Gjakovë.
“Me keqardhje e pranova lajmin tragjik për humbjen e Gazmend Sinanit. Në emër të “FBK” dhe “KB Bashkimi” i shpreh ngushëllime familjes se tij dhe te gjithë shokëve e dashamirëve”, ka shkruar kryetari i KB “Bashkimi”, Shaqir Totaj.
“Pusho i qetë në paqe, Gazmend!”, ka shkruar ai./gazetaeprizrenit.net/