26-04-2024

Cilët janë rezultatet e Testit të Maturës në shkollat e Suharekës?

Maturantët e gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, kanë arritur rezultatin më të mirë në Testin e MAturës shtetërore 2018, nga tri shkollat e mesme sa ka komuna.

Referuar tabelës së publikuar nga Drejtoria e Arsimit, del se kalueshmëria e maturantëve të kësaj shkolle është  97.24 për qind. Nga 435 nxënës të gjimnazit sa i janë nënshtruar testit, kanë kaluar 423 maturantë.

Në vendin e dytë rangohet, shkolla profesionale “Abdyl Ramaj” që ka arritur 42.58 % të kalueshmërisë. Nga kjo shkollë në test kanë qenë 263 nxënës, ndërsa kaluan 112.

Rezultaret më të dobëta ndërkaq ka shkolla teknike, që ka kalueshmërinë 28.22%. Nga 287 nxënësit që i janë nënshtruar testit, në afatin e parë, të qershorit kanë kaluar vetëm 81 nxënës./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.