Bild: Merkel ndaloi luftën/ Tensionet Turqi-Greqi, Mitsotakis bisedon me Putin për krizën

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar pasditen e se mërkurës një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Dy liderët kanë folur për vendimin e presidentit turk Erdogan qe ka ndryshuar statusin e Shen Sofisë duke e kthyer atë nga muze ne xhami, për situatën ne Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Vlen te përmendet se Mitsotakis dhe Putin kanë komunikuar për herë te parë fundit një vit me parë pas fitores së Demokracisë së Re në zgjedhjet parlamentare te 2019. Një vend te gjerë ne bisedë ka marrë çështja e Shën Sofisë që siç kanë theksuar është një sfidë për të gjithë botën ortodokse, ndërsa te premten pritet qe presidenti turk te organizojë aty ceremoninë e parë fetare si xhami.

Ne te njëjtën gjatësi vale ka qenë edhe biseda e ministrit te Jashtëm, Nikos Dhendias me homologun e tij rus Sergei Lavrov, kontakte diplomatike këto qe zhvillohen ne një moment dramatik për Turqinë dhe Greqinë./TCH