23-11-2024

Caktohet mbledhja për gjendjen në arsim, Kuvendi i Prizrenit mblidhet të hënën

Organi më i lartë komunal, Kuvendi i Komunës së Prizrenit të hënën do të diskutojë për gjendjen e krijuar në arsimin e kësaj komune.

Mbledhja do të mbahet me kërkesën e opozitës, ndërsa Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar kërkesën e 23 kuvendarëve për mbajtjen e seancës, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kjo vjen pas vendimit të kryetarit të  Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka për të shkarkuar disa nga drejtorët e zëvendës drejtorët e shkollave në mënyrë selektive, pa konkurs.

Në vend ish-drejtorëve janë dërguar pa kriter me mësimdhënës, të cilët opozita i ka vlerësuar si “të dëgjueshëm dhe dhunshëm”.

Referuar njoftimit të komunës, mbledhja e jashtëzakonshme do të mbahet të hënën, me 31 gusht në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Profesori Haskuka e bëri “lëmsh” arsimin në Prizren

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme do të diskutohet vetëm gjendja e arsimit dhe nuk do të ketë tema të tjera në rend të ditës.

Njohësit e rrethanave politike në Prizren e kanë cilësuar këtë moment si shumë të favorshëm për opozitën, apo si një penallti për të.

Që nga qeverisja e Haskukës, prej 2 vjet e gjysmë, KK në Prizren i është dashur të mbajë disa mbledhje të tilla, shumicën me kërkesë të opozitës, ndërsa një sosh, po ashtu kushtuar gjendjes së rënduar në arsim. / GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.