17-05-2024

Kryesore

PRIZREN: AKTAKUZË NDAJ NJË ZYRTAREJE PËR KEQPËRDORIM TË AUTORITETIT ZYRTAR

Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoi të martën se ka ngritur aktakuzë kundër një zyrtareje me inicialet S.K., pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, e pandehura S.K., si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar në cilësi të përmbarueses private, i ka tejkaluar kompetencat me qëllim që të përfitojë dobi […]

Prizreni: Ky është vendimi i Gjykatës për të arrestuarit për kontrabandë me emigrantë

Oborri i Gjykatës Themelore në Prishtinë, u mbush me familjarë të hënën. Këta priten lajme nga brenda gjykatorja, ku me dyer të mbyllura u mbajt seanca ndaj 16 të arrestuarve për kontrabandim me emigrant, njofton Klan Kosova. Prangat nuk iu vënë, por dyshimet se burri ia përdori veturën e saj për trafikimin e njerëzve nga […]

Prizren: Vijnë në jetë mbi 260 fëmijë

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë muajit korrik janë regjistruar 262 të porsalindur, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi 142 nga foshnjat janë djem, ndërsa 120 vajza. 92 lindje kanë qenë me prerje cezariane, ndërsa tri sosh “Gemellare”  ose me binjak. Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet […]

Prizren: Kërkohet paraburgim për 17 të dyshuarit për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë të caktojë masën e paraburgimit ndaj 17 personave, ndër ta edhe një i mitur, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar me migrantë. Sipas kërkesës, të pandehurit me qëllim të përfitimit financiar ose dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë […]

Në Prizren filloi edicioni i festivalit ndërkombëtar të teatrit “PrizrenFest”

Mbrëmë, në Prizren, filloi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit, në ambient të hapur, “PrizrenFest”. Deri më 4 gusht 2022, në shtatë skena të ndryshme teatri, do të realizohen dhjetë shfaqje: nga Italia, Rumania, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova. Në një njoftim nga Komuna, thuhet se përveç shfaqjeve, do të realizohen […]

Policia del me njoftim të ri/ Katër herë u gjuajtëm me armë, kishte edhe detonim…qytetarët u maltretuan

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatimin e vendimeve të institucioneve të RKS-së, si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës. Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që […]

Gjendja e fundit rreth COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për COVID, ku nga 2557 testime të kryera, 918 persona rezultuan pozitivë. Në 24 orë u regjistrua një vdekje, gjithashtu. U administruan 15 doza vaksine dhe u shëruan 1401 pacientë. Numri i rasteve aktive është 9926.      

Goditet një grup i madh trafikantësh me emigrantë

Hetuesit policorë nga Departamenti i Kufirit, që nga muaji mars 2022, kanë filluar hetimin rreth dyshimit se disa persona janë përfshirë në ‘kontrabandim me emigrant’. Numri i personave të dyshuar, të përfshirë në hetim ka qenë i madh. Ata dyshohet se emigrantët (kryesisht aziatik), i kanë depërtuar ilegalisht nga Shqipëria, duke i kaluar deri në […]

Një i vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për COVID, ku nga 3423 testime të bëra, 1332 kanë rezultuar pozitive. MSh njofton gjithashtu se ka pasur një të vdekur nga ky virus. Në 24 orë u administruan 120 doza vaksine dhe u shëruan 1605 qytetarë. Numri i rasteve aktive është 10410.

Gjendja e fundit rreth Covid-19

1 mijë e 480 raste të reja me COVID-19 kanë rezultuar pozitive sot në Kosovë nga testimi i 3 mijë e 702 mostrave. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sot nuk është shënuar asnjë vdekje nga ky virus. Në Kosovë aktualisht janë 10 mijë e 684 raste aktive, kurse janë shëruar 1,435. Në këtë periudhë kohore, janë […]