05-05-2024

Kryesore

10 të vdekur e 173 raste të reja pozitiveme Covid-19 në Kosovë

Dhjetë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 173 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 5798 mostrave. Janë shëruar 2261 persona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 9764.

Tahir Hoxha, profesori që ia kushtoi jetën teknologjisë informative

U bë një javë nga kalimi në amshim i profesorit të Informatikës dhe inovacionit, poetit, aktivistit të palodhur dhe njeriut të mirë, Tahir Hoxha nga Prizreni. Në rininë e hershme, Tahiri u përkushtua ndaj fushës së kompjuterit, atëkohë kur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në vendet e rajonit ishin fillet e para […]

Shqipëria miratoi marrëveshjen me Kosovën për rregullat e trafikut lokal të kufirit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e së shtunës, miratoi dy marrëveshje të rëndësishme me qeverinë e Kosovës, për sa i takon regjimit të trafikut lokal të kufirit dhe për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Sipas relacionit që shoqëron këto vendime, në mbështetje të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare […]

11 të vdekur e 259 raste të reja me Covid

11 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ka njoftuar për shërimin e 850 pacientëve dhe vaksinimin e mbi 18 mijë qytetarëve. “Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. […]

Ja si u tentua të futet droga në Burgun e Dubravës

Në Qendrën e Korrektuese Dubravë, oficerët korrektues sot kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç` rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë […]

Lëndohet një polic në Prizren

Policia ka njoftuar se një polic ka marrë lëndime gjatë arrestimit të një të dyshuari në Prizren. Referuar njoftimit ai ka marrë tretman mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Raporti nga PK “Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 17.09.2021-20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi është ndaluar me veturën të […]

Aksioni i madh policor ndaj fajdexhinjve, 8 të arrestuar në Prizren, Pejë dhe Gjakovë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndara, në tri rajone, ka arrestuar tetë persona nën dyshimin e bazuar të kryerjes së veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit […]

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. […]

Arrestohet një zyrtar doganor në Vërmicë

Është arrestuar një zyrtar doganor në Vërmicë me dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht ka pranuar mito.“Mbrëmë (16 shtator 2021) pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht pranuar mito njësit e hetimeve të doganës kanë […]

Rrokulliset me traktor, vdes prizrenasi

Si pasojë e rrokullisjes me traktor një person ka vdekur Policia njofti se rasti ndodhi dje në një vend malor, raporton Gazeta e Prizrenit. Raporti nga PK: “Prizren, 16.09.2021-16:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e […]