25-08-2025

Kryesore

Paraburgim prizrenasit për shkak të narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë)ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale F.R. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, transmeton Gazeta e Prizrenit. Në arsyetimin e gjykatës, thuhet se me  datën 18.09.2019 rreth […]

Ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në disa fshatra të Prizrenit e Hasit

Një pjesë e lagjes Arbana të Prizrenit, fshatit Atmagjë, pastaj Landovicës dhe fshatrave të Hasit të Prizrenit po përballen me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, ndërkohë që në KEDS, thonë se kjo gjendje është për shkak të prishjeve në rrjet, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Kjo situatë, pos banorëve ka goditur edhe bizneset, të […]

Për dy ditë rresht në Prizren nga një lindje binjakësh

Për dy ditë rresht në Prizren kanë ndodhur lindje gemellare (binjake),  transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara, në jetë kanë ardhur 13 të foshnje. Sa i përket gjinisë prijnë meshkujt, pasi shtatë nga të porsalindurit janë të kësaj gjinie, ndërsa gjashtë vajza. Karakteristikë është se për […]

Arrestohet shkaku i kanosjes gjatë një procedure në gjykatë

Një i dyshuar është arrestuar në Prizren, për shkak të frikësimit gjatë procedurës penale të një personi tjetër,  transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth mesnatës. Referuar raportit të policisë, viktima mashkull (K/shqiptar) ka njoftuar se është kërcënuar nga dy të dyshuar meshkuj /K shqiptarë, lidhur me një procedurë gjyqësore. […]

Vdes çiklisti 52-vjeçar, që ishte përplasur me një veturë në Prizren

Ai vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa po trajtohej në QKUK në Prishtinë. Aksidenti kishte ndodhur me 14 shtator, ndërsa vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit me […]

Javën që vjen mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ku opozita përbën shumicën

Caktohet data e mbledhjes së ardhshme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, ka thirrur mbledhjen e rregullt të VII (shtatë) për vitin 2019, që do të mbahet më 25 shtator 2019 (e mërkurë), transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’. Ndër pikat e rendit të ditës parashihet që të bëhet […]

Në Rahovec uji i pijes i kontaminuar, IKSHP dyshon se kjo ndodh për shkak të kyçjeve ilegale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pas dyshimeve për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Rahovecit, të menaxhur nga KRU “Radoniqi”, ka marrë mostrat e ujit, ku sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyçjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes, andaj kjo paraqet rrezik të […]

Shumica nga të porsalindurit në Prizren, të gjinisë mashkullore

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar 18 të porsalindur. Sa i përket gjinisë, dominojnë djemtë pasi 11 janë të kësaj gjinie, ndërsa shtatë vajza, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Po ashtu karakteristikë është se një rast i lindjes gemelli (binjak), ku të dy foshnjat ishin djem. Gjatë kësaj kohe, […]

Zjarr në malet e Pashtrikut

Për dy ditë rresht përgjatë tërë kohës ekipet e Brigadës së Zjarrëfiksëve janë ballafaquar me zjarret në zonën e Pashtrikut. Këtë e ka njoftuar rrejtori për Emergjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj,  duke treguar se intervenimi i zjarrëviksëve vështirësohet edhe më shumë, pasi nga informatat e marra nga Policia dhe Ushtria Kosovës, kjo zonë […]

Prizren: Prokuroria tregon se si nëna e kishte mbytur foshnjën, duke e fshehur në tavan

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër M.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’. Sipas aktakuzës, e pandehura M.B., me datë 20.04.2019, rreth orës 21:00 në Prizren, në shtëpinë e saj familjare, në katin e dytë, në dhomën e saj, pa dijen dhe ndihmën […]