07-11-2025

Prizren

Sot sfida serioze për Kuvendin e Prizrenit, a do të mbahet mbledhja e ndërprerë?

Për sot (e premte) është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së dështuar të Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, që për mungesë numrash të pushtetit dhe mosvotimit të rendit të ditës, u ndërpre javën e kaluar. Kjo njëherësh përbën edhe sfidën më serioze të pushtetit përballë opozitës, që ka filluar t’a tregoi “forcën”, shkruan Gazeta e Prizrenit. […]

Prizren: Spitali organizoi Akademi Përkujtimore kushtuar mjekut dhe veteranit të UÇK-së, Sherif Krasniqi

Sot, është mbajtur akademi përkujtimore nga Spitali i Prizrenit, kushtuar mjekut dhe veteranit të UÇK-së, Sherif Krasniqi. Pjesë e kësaj akademie të organizuar në amfiteatrin e UPZ “ UKshin Hoti”, ishin familjarë të mjekut të ndjerë, Sherif Krasniqi, përfaqëëues të shoqatave të dala nga lufta, kolegë e drejtues të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe […]

LDK në Prizren: S’ ka qeverisje pa shumicë në Asamble! Nuk bëhemi pjesë e agjendave të pushtetit aktual

LDK-ja në Prizren, sot e ka braktisur mbledhjen e organit më të lartë komunal, komitetit për politikë dhe financa, që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal, raporton Gazeta e Prizrenit. LDK ka vlerësuar se pushteti lokal  e ka humbur shumicën në Kuvend, andaj edhe refuzojnë të bëhen pjesë e agjendave të këtij pushteti. Komunikata: “Pas […]

Prizren: Dështon mbledhja e Komitetit për politikë e financa të Kuvendit Komunal

Mbledhja e sotme e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesja, Antigona Berisha- Bytyçi, është mbyllur ende pa filluar, pasi anëtarët e këtij Komiteti nga radhët e LVV dhe LDK janë larguar nga salla. Pas largimit, anëtari i këtij organi nga radhët e LDK, Florent Ukaj, tha se arsyeja […]

Prizren: Pensionohet Xhelal Susuri, drejtor disavjeçar i shkollës teknike “11 Marsi”

Pas një pune dhe angazhimi në arsim, është pensionuar drejtori disavjeçar i shkollës së mesme të lartë teknike në Prizren, Xhelal Susuri, raporton Gazeta e Prizrenit Ai ka dhënë një kontribut në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave, ndërsa deri sa qe në krye të menaxhimit, ia ngriti perfomancën shkollës teknike në Prizren, duke e […]

Driton Selmanaj: LDK në Prizren s’ka mirëkuptim ndaj asambleistëve për veprime kundër vendimeve partiake

Edhe drejtues të degës së LDK-së në Prizren, janë shprehur kundër “tyxarllëkut” të asamblesitëve të Komunës, të cilët votojnë për interesa personale, dukuri kjo që po shkonte drejt normalizimit. Ata thanë se pavarësisht respektimit të mendimit ndryshe, nuk ka mirëkuptim për sjellje dhe veprime kundër vendimeve partiake dhe platformës politike të LDK-së, shkruan Gazeta e […]

Prizren: Arrestohet një person i dyshuar, kanosi gjyqtaren

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar A.D. (1976) , i cili përmes rrjeteve sociale ka kanosur gjyqtaren. Sipas njoftimit, i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës ka pranuar veprën e kryer. Siç ka deklaruar ai, gjyqtaren e ka kanosur nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar më herët […]

Besnik Krasniqi (AAK): Të patolerueshme veprimet e asamblistëve ‘’tyxharë’’

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi e vlerëson si të pa tolerueshëm veprimin “tyxhar” të disa asambleistëve, që për interesa personale anashkalojnë qëndrimet partiake në Kuvendin Komunal (KK), duke votuar pro pushtetit, raporton Gazeta e Prizrenit. AAK në Prizren, që ka dy kuvendarë në KK, nga fillimi i këtij viti është larguar nga qeverisja […]

Prizren: Dënohet me burgim 33-vjeçari që ia theu hundën policit

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj D.K, i cili akuzohej për sulm ndaj personit zyrtar. Në seancën e mbajtur më 5 shkurt, trupi gjykues e shpalli fajtor dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga 23 […]