05-11-2025

Prizren

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, bashkëveprimtarët vizitojnë familjen e Masar Shalës

Në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta të Masar Shalës, sot bashkëveprimtarët e tij, Kadri Kryeziu, Bashkim Gashi e Bashkim Kajdomçaj vizituan familjen e tij në Prizren. Duke kujtuar rolin dhe veprimtarinë e Masarit në vitet 90-ta, dhe atë të pas luftës, K. Kryeziu vlerësoi angazhimin e tij shumëdimensional. Shala kishte vepruar në kuadër të KMDLNJ-së, […]

Lulzim Kabashi ftohet nga Gjykata Speciale

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale . Këtë e ka konfirmua vetë Kabashi.   “Po jam ftuar dje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, dhe do të paraqitem me 24 shtator në Hagë. Qëndrimi im është i qartë se Lufta e […]

Sot, 5-vjetori i ndarjes nga jeta i veprimtarit prizrenas, Masar Shala

Sot bëhen 5 vjet, kur veprimtari Masar Shala shkoi në jetën e përjetshme. Ai nisi veprimtarinë  që në vitet ’90, të shekullit të kaluar. Vitin e ka kaluar portali “GazetaePrizrenit.net” ka botuar një shkrim kushtuar veprimtarisë së tij, të cilin mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm: Masar Shala, zëri që po i mungon Kuvendit […]

Gjatë javës 48 të porsalindur në Prizren

Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” këtë javë janë regjistruar 48 lindje,  ndërsa sa i përket gjinisë prijnë femrat, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net ”. Mbështetur në shënimet zyrtare të spitalit, del se këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, gjithsej 28 vajza apo tetë më shumë se sa djem, […]

Kadri Kryeziu garon për deputet nga Prizreni, ja cilës parti iu bashkua

Burime brenda PDK-së kanë konfirmuar për portalin “GazetaePrizrenit.net” se në mesin e kandidatëve të këtij subjekti, të cilët garojnë për deputetë nga Prizreni është edhe Kadri Kryeziu, Prorektor i Universitetit të Prizrenit. Doktori i shkencave juridike Kryeziu, që pas luftës ishte Prefekt i Prizrenit, fillimisht ishte anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Më vonë ai […]

Si vdiq paragllajdisti Artan Venhari? (VIDEO)

Artan Venhari e ka humbur jetën sot rreth orës 13:00, derisa po fluturonte me paragllajd në Cvilen të komunës së Prizrenit. Venhari, që ishte instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës, gjatë fluturimit me paragllajd ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër. Prokurori i rastit dhe Njësitë e Hetimeve të policisë që kanë dalë në […]

Haskuka i pikëlluar nga vdekja e paragllajdistit në Prizren

Në një aksident fatal sot mesditë në afërsi të pistës së improvizuar për paragllajding në Cvilen të Prizrenit, humbi jetën paragllajdisti i licencuar, Artan Venhari, ndërsa një person tjetër i moshës 23 vjeçare është lënduar dhe dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Kjo ngjarje e ka pikëlluar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher […]

Prizren: Ky është 45-vjeçari që vdiq sot në aksidentin tragjik me paragllajd

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren. Gjatë fluturimit me paragllajd një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj. “Rreth orës 13:00, policia ka marrë një njoftim rreth një incidenti të […]

Aksident me paragllajd në Prizren, një i vdekur e një i lënduar rëndë

Një aksident fatal ka ndodhur sot në mesditë,  në afërsi të pistës së improvizuar për paragllajding në Cvilen të Prizrenit, ndërsa ka humbur jetën një person dhe një tjetër është lënduar. Sipas Policisë në Prizren, aksidenti ka ndodhur në ora 13:00, teksa viktima i moshës 45 vjeçare, ka humbur jetën gjatë një fluturimit me parashutë. […]

Sulm seksual ndaj një femre në Prizren

Në Prizren është raportuar një rast i sulmit seksual, ndërsa viktimë ishte një femër. Sipas policisë i dyshuari dje është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të […]