28-11-2024

Prizren

Prizren: Prokuroria kërkoi paraburgimin e dy personave dhe një aktakuzë

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer […]

Prizren: Polica jep detaj për gruan 51-vjeçare, që u gjet e vdekur

Në Prizren është gjetur një grua 51-vjeçare, pa shenja jete në një objekt përcjellës të shtëpisë. Nga burimet e portalit njoftohet se viktima është se viktima është R. Matoshi,. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:30. Turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njoftimi i plotë i policisë: HETIM MBI VDEKJEN/Prizren 04.04.2023 – […]

Komuna e Prizrenit shpalli listën e fituesve të lokaleve pronë e saj

Komuna e Prizrenit ka shpallur listën e fituesve nga tenderi i lokaleve – pronë e saj. Bëhet fjalë për 33 lokale, raporton Gazeta e Prizrenit. Listën e fituesve mund ta gjeni në vegëzën në vijim: https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim-Fituesit-e-Lokaleve…

Pizren: Ia vuri flakën dyqanit të luleve, arrestohet i dyshuari

Më 30 mars i ishte vënë zjarri një dyqani lulesh në rrugën “William Walker” në Prizren. I dyshuari për këtë rast është identifikuar nga pamjet ku shihet duke i vënë zjarrin dyqanit dhe largohet me vrap. I dyshuari, A.K., 20 vjeç ësthtë arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë. Njoftimi i plotë: Me date 30.03.2023 […]

Zhduket një burrë në Prizren

Në Prizren raportohet për zhdukjen e një burri. Sipas Policisë ai është zhdukur që nga 1 prilli, por në Polici është raportuar si i zhdukur më 3 prill. “Më 03.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia që nga data e lartcekur ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin […]

Prizren: Gjykimi për detyrim, administrohen disa prova të propozuara nga Prokuroria dhe mbrojtja

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, është bërë administrimit i provave të parashtruar nga prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Merita Bina- Rugova dhe mbrojtësit të akuzuarit Asdren Mekaj, avokati Besnik Berisha. Mekaj akuzohet se i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro, duke përdorur kërcënime […]

Vetaksident në Prizren, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ku përveç dëmeve materiale, pësoi lëndime vozitësi. Sipas Policisë,  një person në gjendje të dehur, mbrëmë pak para mesnatës e godet një shtyllë elektrike, raporton Gazeta e Prizrenit. “I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij ne gjendje të dehur […]

Prizren: Arrestohet një person i dyshuar për narkotikë

Në Prizren, Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, G.K., është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë, që është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Pas shoqërimit në stacion policor, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të […]

Prizren: Hajnat në një shtëpi, vodhën stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur dje në Prizren. Një burrë ka raportuar se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur stoli ari. “VJEDHJE E RËNDË. Prizren, 01.04.2023-18:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij , me […]

Prizren: Ç’solli gjykimi për zgjedhjen e “kundërligjshme” të drejtoreshës së Spitalit?

Gjykata Themelore në Prizren, e ka refuzuar padinë në rastin ku paditësi L.G, pretendonte se SHSKUK ka përzgjedhur kundërligjshëm drejtoreshën e Spitalit “Daut Mustafa” në Prizren. Në aktgjykimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kërkesëpadia e paditësit L.G është refuzuar në tërësi si e pabazuar. “Refuzohet në tërësi si e pabazuar kërkesëpadia e paditësit […]