03-05-2024

Plaku 91 vjeçar, Rizë Gigollaj nga Lugishta e Hasit, pranë varrit të tre djemve të vrarë në luftë

Plaku 91 vjeçar, Rizë M. Gigollaj nga Lugishta e Hasit, në mesin e familjarëve, pranë varrit të tre djemve: Beqirit (34 vjeçar),  Mustafës – 33 dhe Agimit – 19 vjeçar si dhe anëtarëve të tjerë të familjes Gigollaj, të vrarë e masakruar nga forcat serbo-malazeze gjatë luftës, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Me një manifestim të mbajtur javën e kaluar, ky fshat përkujtoi 14 dëshmorët dhe 40 martirët e kësaj ane, kur para 25 vitesh, këtij lokaliteti i është vënë flaka, pasi ishte shndërruar në vend të besës, bukës dhe pushkës së UÇK-së. /Gazeta e Prizrenit

 

Më gjerësisht për këtë ngjarje mund të lexoni në shkrimin e botuar nga portali “Gazeta e Prizrenit para pesë vitesh” në linkun:

20 vjet nga masakra e forcave serbe në Lugishtë të Hasit

Asnjë koment

Comments are closed.