12-11-2025

Prizren

Në Prizren përkujtohet aktori i madh shqiptar, Bekim Fehmiu

Të martën, është nderuar jeta dhe vepra e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në 11 vjetorin e vdekjes së tij. Edhe këtë vit, me nga një lule në dorë të cilat më pas janë hedhur në Lumbardh, miq, dashamirë, qytetarë e disa zyrtarë të institucionëve , ishin tubuar në sheshin e Lidhjes në Prizren, […]

Prizren: Rigjykimi me përmirësim të aktakuzës, deklarohet i pafajshëm i akuzuari për detyrim

Pasi rasti ndaj Vullnet Hoxhajt është kthyer përsëri në rigjykim dhe është bërë përmirësimi i aktakuzës, ai është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të detyrimit. Në seancën e mbajtur të martën, fillimisht prokurori Ramadan Koro lexoi aktakuzën, duke theksuar se është bërë përmirësimi i saj sipas udhëzimeve të bëra nga Gjykata e Apelit. Ai […]

Prizren: Arrestohen dy zyrtarë policorë dhe dy persona të tjerë, dyshohet në korrupsion dhe fajde

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se janë arrestuar katër persona të cilët po dyshohen për vepra penale të korrupsionit dhe fajde. Dy nga të arrestuarit, sipas njoftimit të Prokurorisë, janë zyrtarë të Policisë së Kosovës. “Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se, pas zbatimit të hetimit penal të filluar […]

Tre të lënduar në një aksident afër Landovicës

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht në fshatin Landovicë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Osmanollaj tha se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor. “Tre persona kanë marrë lëndime të […]

Historike: Kur Prizreni protestonte ndaj regjimit serb në përkrahje të UÇK-së e për çlirim

Pas protestave ndaj regjimit serb për hapjen e shkollave shqipe dhe të Universitetit të Prishtinës, nga 1 tetori i vitit 1997 edhe në Prizren janë mbajtur disa protesta masive. Protestat janë organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të SHLP-së “Xhevdet Doda” dhe Këshilli i Partive Shqiptare, që ka vepruar atëkohë. Më vonë, pas rënies […]

Prizren: Në këto lokalitete të rajonit do të ndalet rryma

KEDS, sot ka paralajmëruar ndërprerje të rrymës në disa lokalitete të rajonit të Prizrenit. Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet: 1. Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10 kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 14:00 Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci, […]

Ky është kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, e ka konfirmuar kandidaturën e Anton Qunit, deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Kjo degë, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kryesia e LDK’së së Prizrenit ka vendosur unanimisht ta […]

Prizren: Vjedhje në një lokal

Në një lokal në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren ka ndodhur një vjedhje. Gazeta ka siguruar deklaratën e pronarit të lokalit, i cili u ka thënë hetuesve policorë që mbrëmë rreth orës 00:10, disa persona, të cilët nuk i njeh, kanë hapur me forcë derën e lokalit të tij, ku kanë vjedhur pike alkoolike. Sipas […]

Agimi nga Prizreni, që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Agim Shala në vitin 1999 ishte vetëm 2 vjeç kur u fotografua nga gazetarja amerikane Carol Guzy. Aty shihet teksa ai kalonte përmes gardhit me tela e gjemba në duart e gjyshërve në një kamp në Kukës. Anëtarët e familjes Shala u ribashkuan atje pasi ikën nga Prizreni gjatë konfliktit dhe spastrimit etnik në Kosovë. Ky […]

Tentimvrasje në  Gjonaj të Prizrenit

Në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit ka ndodhur një rast i tentimvetërasjes. Referuar policisë, një grua dje pasdite ka tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar sasi të madhe të medikamenteve, raporton Gazeta e Prizrenit Në raportin 24-orësh të PK-së, thuhet se viktima ka pranuar edhe trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.