27-10-2025

Prizren

Pritet lindja e fëmijës së dytë në Prizren nga strehuarit prej tërmetit

Në Spitalin e Prizrenit pritet të lindë fëmija i dytë nga nëna e cila është strehuar në këtë qytet pas tërmetit në Shqipëri. Burime të portalit konfirmojnë se një grua nga Shqipëria pritet që ta sjellë në jetë fëmijën e saj. Edhe një grua tjetër nga të strehuarit në Prizren, tashmë ka lindur këtu fëmijën./GazetaePrizrenit.net

Gjashtë të porsalindur 24 orët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëshit të fundit janë regjistruar gjashtë lindje. Sa i përket gjinisë, kësaj radhe numri më i madh i tyre apo pesëfish janë djem. Nga të porsalindurit  5 janë të kësaj gjinie, e vetëm një femër. Karakteristikë është se gjatë këtij 24-orëshi nuk ka pasur asnjë […]

Në Prizren lind foshnja e parë nga të prekurit e tërmetit të Durrësit

Ka lindur edhe foshnja e parë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit nga të prekurit e tërmetit në Durrës që po strehohen në Kosovë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj. “Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është […]

Veshja tradicionale hasjane i dorëzohet sektorit etnologjik të LSHP (VIDEO)

Muzeut Etnologjik të Prizrenit i cili ndodhet në kuadër të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i është dorëzuar veshja tradicionale e gruas hasjane. Gentiona Gigollaj- Shala, ka qenë përfituese e projektit ” Veshja Tradicionale e Gruas Hasjane” nga ministria e Kulturës, me ç’rast sektorit etnologjik të Komplesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i është […]

Aktakuzë ndaj 4 të dyshuarve për shitje të kokainës në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Sipas aktakuzës, të akuzuarit pa autorizim kanë ofruar për shitje substanca […]

Dekoratat për 75 dëshmorët e Prizrenit mbeten peng

Organet komunale të Prizrenit ende nuk e kanë zbatuar vendimin e Kuvendit për shpërndarjen e dekoratës-çmimit “Remzi Ademaj” për 75 dëshmorët e luftës së UÇK-së. Ky vendim ishte miratuar nga KK-ja në korrik të këtij viti me synimin që dekoratat për dëshmorët e Komunës së Prizrenit të shpërndahen më 15 gusht, kur shënohet përvjetori i […]

Prizren: Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-inspektorit

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Xheladin Osmani, i cili gjendet në pushim mjekësor, […]

Familje nga Durrësi strehohen në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, aty s’ka kushte për jetesë

Ka tri ditë që rreth 120 qytetarë të ardhur nga Durrësi kanë gjetur strehim në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Ata thonë se erdhën pa asnjë procedurë verifikimi në Kosovë, por fatkeqësisht, në vendin ku u strehuan, mungojnë kushtet elementare. Nga paniku dhe tronditja, personat këtu kanë hasur edhe në mosmarrëveshje, të cilat shpesh ishte […]

Vjedhje e rëndë në fshatin Lubizhdë të Prizrenit

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, raporton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë, ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e tij dhe kanë vjedhur stoli ari me dhe pajisje elektrike. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti duke u hetuar nga njësitë policore. […]

Bie nga kulmi i shtëpisë, një i lënduar në Gjonaj të Hasit të Prizrenit   

Një person është lënduar pasi është rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, raporton “GazetaePrizrenit.net” Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit “Viktima mashkull K-Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që ishte rrëzuar nga kulmi i shtëpisë, ku ishte duke kryer disa punime”, thuhet në raportin […]