04-05-2024

Prizren

Prizren: S’ka komision vetëm për Lirinë, por ndaj gjithë përfituesve nga “Politikat zhvillimore” të Komunës

Komiteti për Politikë dhe Financa që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal të Prizrenit , në mbledhjen e fundit,  ka propozuar që pika për formimin e komisionit mbikëqyrës për KF “Liria” të ndryshohet në propozim-vendim për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikëqyrjen e subjekteve përfituese të kodit buxhetor “Politikat zhvillimore”. Kjo çështje si pikë […]

Inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm, investitori e pranon fajësinë për heqje të shenjave zyrtare

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, të mërkurën, është deklaruar i pafajshëm për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, i akuzuari Krasniqi ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me […]

Vendimi për tërheqjen e akreditimit të UPZ-së, në kundërshtim me rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar

Agjencia e Akreditimit të Kosovës nuk ka përfillur rekomandimet e Ekspertëve Ndërkombëtar në vendimin për tërheqjen e akreditimit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” për vitin akademik 2019/2020.Kjo është evidentuar në një draft raport të përpiluar në qërshor të këtij viti nga një grup Ekspertësh Ndërkombëtar, një kopje te të cilit ka arritur të sigurojë […]

Gjykimi për dallavere me regjistrimin e automjeteve në Prizren, aprovohet kërkesa për negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Gjykata Themelore në Prizren, të mërkurën, e ka aprovuar kërkesën e avokatit Skender Morina, mbrojtës i ish-zyrtarit të Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, Shkodran Baxhaku, për negocimin të arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë. Baxhaku po akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar, manipulim me prova, […]

Nëntë vjet burgim për vrasjen e të miturit B.Muharremaj në stacionin e Suharekës

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  për të Mitur, ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të miturit me iniciale  L.L. nga Duhla, Komuna e Suharekës,  për shkak të  veprës  penale vrasje e rëndë dhe veprës penale – mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pë këtë Gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka […]

Në Gjonaj të Hasit sekuestrohet pistoleta me të cilën pronari festoi në dasmë

Policia ka njoftuar se me datën 16 korrik 2019, gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjonaj, pronari i shtëpisë dhe mbajtësi në pronësi dhe posedim në mënyrë të paautorizuar të armës, duke festuar ka përdorur armën duke shtënë në ajër disa herë. Me këtë veprim i njëjti ka kryer vepër penale dhe rasti është raportuar […]

Konkurs për mësimdhënës në shkollat e Prizrenit

Drejtoria Komunale për Arsim në Prizren, ka shpallur dy konkurse për mësimdhënës, për disa orë si dhe edhe për zëvendësime. Sipas shpalljes së DKA-së, konkursi mbetet i hapur  deri me datën 26, përkatësisht 29.07.2019. /GazetaePrizrenit.net Klikoni këtu për hapjen e konkursit: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/07/Konkurs-per-11.07.2019-edukatore-mesim-klasor.pdf https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2019/07/Konkursi-15.07.2019.pdf

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 15:00 Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Komunën e Malishevës. Ora 20:30 Bëhet hapja zyrtare e Panairit të Librit “Prizreni 2019”. /GazetaePrizrenit.net

Trefishohet numri i lindjeve 24-orëshin e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit  “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, krahasuar me ditën paraprake,  gjatë 24-orëve të shkuara janë trefishuar rastet e lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 13 foshnja të porsalindura. Prej tyre 4 janë djem, ndërsa 9 vajza. Një ditë më parë ishte regjistruar numër i ultë i lindjeve, apo vetëm […]

Aktakuza kundër 15 personave,  për vjedhje, sulm e lëndime në rajonin e Prizrenit

Prokuroria Themelore (PTH) në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Nga ky Departament janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre  persona nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Raporti nga PTH: […]