17-09-2025

Prizren

Inspektori i ndërtimit në Prizren mohon fajësinë për mos rrënimin e objekteve pa leje

Inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Bashkim Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Metush Biraj, i akuzuari Krasniqi, e ka mohuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Kuvendari Gashi: Ura e Gurit në gjendje të keqe, kundërmon aromë e keqe

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga Vetëvendosje! Ilir Gashi ka vlerësuar se Ura e Gurit është në gjendje të keqe për shkak të kundërmimit të aromës së keqe, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ai gjatë mbledhjes së sotme të KK-së tha se kjo ndodh për shkak se mjediset përreth saj, shfrytëzohen për tualet. Nëse nuk veprohet, […]

Akuzë tjetër ndaj inspektorëve të ndërtimit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit  N.M., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, i akuzuari N.M., në periudhën kohore prej vitit 2016-2017 […]

Kuvendari Alush Shala tërhiqet nga Komiteti për Politikë e Financa i KK-së

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Alush Shala është tërhequr nga Komiteti për Politikë e Financa, që vepron në kuadër të KK-së. “Nuk kam ndonjë koordinim të duhur aty, prandaj edhe dua të tërhiqem”, ka deklaruar ai, gjatë mbledhjes së sotme të KK-së. /GazetaePrizrenit.net

Kuvendari Krasniqi kritikon Drejtorinë e Kulturës për përkrahjen materiale të individëve e organizatave  joqeveritare

Anëtari i Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit nga PDK, Simir Krasniqi ka kritikuar Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në përkrahjen materiale të dhënë për individë e organizata joqeveritare, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. “Në listën e përfituesve është thënë se vendimi është i komisionit, por duket se është vendosur pa kriter për përzgjedhjen e tyre, […]

Një vit me portalin “Gazeta e Prizrenit” (FOTO-VIDEO)

Sot është përvjetori i parë i punës së portalit informativ “Gazeta e Prizrenit.net”     

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot shqyrton raportin financiar për periudhën janar – mars

Sot Kuvendi Komunal i Prizrenit (KK) mban mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit. Në këtë seancë parashihet shqyrtimi i disa pikave të rendit të ditës, shkruan Gazeta e Prizrenit. Mes tjerash parashihet Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit për Transparencë në Komunë, për periudhën 4 (katër) vjeçare; raporti financiar për periudhën janar […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Sot në rajonin e Prizrenit Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora  10:00 Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit (Selia e KK-së  “Shtëpia e Bardhë”). /GazetaePrizrenit.net/

Nesër japin betimin si kuvendar Islam Ukimeri dhe Getoar Besimi nga PDK

Nesër Kuvendi i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit. Në këtë seancë janë parashikuar dhjetë pika të rendit të ditës. Mes tjerash do të shqyrtohet raporti financiar për periudhën janar – mars, për të vazhduar me shqyrtimin dhe miratimin e rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Poashtu, […]

Prizrenit i shtohen shtatë banorë të rinj

Në maternitetin e spitalit “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar shatë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 4 meshkuj 3 femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion). /GazetaePrizrenit.net/ Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit të lindjeve gati dyfish më shumë krahasuar me ditën paraprake, kur janë regjistruar vetëm katër raste. […]