13-09-2025

Prizren

Gjykata shpall akgjykim lirues për Nexhat Çoçajn

Nexhat Çoçaj, ish drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit është liruar nga akuzat nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Derisa në pikën 1 të aktakuzës prokuroi ka hequr dorë nga ndjekja penale pasi është arritur parashkrimi absolut i veprës penale. Gjykata mori aktgjykim lirues edhe për dy të akuzuarit tjerë, Bekim Thaçit e Bedri Çejku. […]

Vetëm dy lindje në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 2. 1 meshkuj 1 femra 1 lindje me operacion. Ajo që bie në sy gjatë këtij 24 orëshi është numri i ultë i lindjeve, vetëm dy sosh. Kjo përbën numrin më […]

Shtrenjtohet buka

Prej të hënës është paralajmëruar shtrenjtimi për 10 centë i bukës në Prizren. Furrtarët kanë thënë se shkak kryesor për këtë është shtrenjtimi i miellit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Njoftohet se paraprakisht vendimi për ngritjen e çmimit është marrë pas një pajtimi të furrtarëve të qytetit, në një mbledhje në të cilën është vendosur, që buka të […]

“Çështja Prochaska” – përplasja në Prizren që për pak sa nuk e nisi Luftën e Madhe Botërore

Dhjetëra liderë botërorë u grumbulluan gjatë javës së shkuar në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ata përkujtuan armëpushimin e 11 nëntorit të vitit 1918, i cili i dha fund luftës katërvjeçare, gjatë së cilës u vranë miliona ushtarë e civilë. Atentati ndaj […]

Kompania “Abi” arrin vlerën e kapitalit rreth 100 milion euro

Njëra nga kompanitë më të suksesshme kosovare, Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “ABI” nga Prizreni ka arritur vlerën e kapitalit 100 milion euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka deklaruar pronari i kompanisë, Alajdin Fusha, i cili ka treguar se “ABI” është themeluar në vitin 1988 nga tre vëllezërit Fusha, me një kapital fillestar prej 1.600 markave të […]

Ku janë e çfarë bëjnë ish-kandidatët për kryetarë të Prizrenit?

Në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, pos kryetarit aktual Mytaher Haskuka, Prizreni pati edhe katër kandidatë, të cilët përmes subjekteve të tyre, pretenduan ta marrin “fronin” e të parit të Komunës, shkruan “Gazeta ePrizrenit.net”. Rrethin e parë të zgjedhjeve e kaloi vetëm Shaqir Totaj nga PDK, që doli i pari, por që megjithatë […]

Avokati i ‘Burdushit’ komenton akuzat dhe veturat e konfiskuara

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peçani, i njohur si “Burdushi”. Pas ngritjes së aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj Hysni Peçanit, ka folur avokati i tij Asdren Hoxha. Ai tha për ‘Kallxo’ se klienti i tij i cili po mbahet në Qendrën e mbajtjes në Prizren po akuzohet për pesë […]

Haskuka kundër lejeve ndërtimore për hidrocentralet në Zhupë

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka hedhur poshtë mundësinë e lejeve për ndërtim të hidrocentraleve në zonën e Zhupës nga ana e Komunës, shkruan “GazetaePrizrenit”. Ai ka deklaruar kështu pas një takimi me krerët e fshatrave të kësaj ane, me të cilët ka biseduar për nevojat e tyre. Duke shpalosur problemet me të […]

Fajde dhe incizime fshehurazi të politikanëve – gjithçka që ndodhi brenda shtëpisë së Burdushit

E premtja është dita kur shtëpisë së Burdushit ia mësynin personat që e shihnin atë si derë shërimi për shumë sëmundje. Por, sot, atij në vizitë i doli dikush tjetër. Policia e Kosovës pas disa dyshimeve për mashtrim, gjatë një bastisje i konfiskoi atij armë, para e plumba. Ndër to edhe video incizime nga brenda […]

Jeta luksoze e Burdushit, ‘magjistarit’ nga Prizreni që sot u arrestua (video-foto)

Hysri Peqani është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Prizren. ‘Magjistari’ i njohur, me nofkën Burdushi, është prangosur nën dyshimin për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.     Gjatë bastisjes nga policia, në shtëpinë e tij  janë gjetur armë dhe municion dhe janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme. […]