11-11-2025

Prizren

Abrashi i gatshëm ta thërras seancën e jashtëzakonshme të KK-së nëse opozita ka nënshkrimet

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit, Artan Abrashi ka thënë se është i gatshëm ta thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij organi konform rregullores, në rast se ka ndonjë kërkesë nga opozita, të shoqëruar me nënshkrimet përkatëse, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Dega e AAK-së në Prizren, përmes Grupit të kuvendarëve të Degës, ka bërë mbledhjen […]

Burri e rrah gruan e tij në Prizren

Policia përmes raportit të sotëm policor njofton se një burrë ka rrahur gruan e tij pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Gruaja ka pranuar tretman mjekësor nga lëndimet e marra. Me urdhër të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje.

Çfarë përfaqësimi po bën koalicioni qeverisës në Prizren?

Prizreni këtë vit e nisi me përbërje të re të qeverisjes lokale. Një dekadë pas PDK-së, në pushtet erdhi një forcë e re, Vetëvendosja (VV)! që krijoi koalicion me partinë më të vjetër LDK-në dhe Nismën, e cila këtu në përbërje ka kryesisht anëtarësinë e ish-Bashkimit Demokratik të Zafir Berishës, dikur kryetar dege i PDK-së, […]

“Distant Constellation” dhe “Gardhi” vulosin “DokuFestin”

Dokumentari i cili sjell rrëfimet e disa banorëve në shtëpinë e pleqve, të cilët të frikësuar nga lufta gjejnë prehje duke i kushtuar vëmendje kamerës, mori çmimin kryesor të edicionit të 17-të të “DokuFestit”. “Distant Constellation” i regjisores turke Shevaun Mizrahi, i cili më shumë fokusohet në marrëdhëniet me idetë personale të personazheve, duke mëtuar […]

“Distant Constellation”, filmi më i mirë në DokuFest 2018

Me ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve, është përmbyllur edicioni i 17-të i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Në këtë edicion u shfaqën 260 filma në 10 kinematë e qytetit të Prizrenit, kurse çmimin “Best Balkan Wining Film” e mori “Distant Constellation” nga Shevaun Mizrahi, raporton Koha.net. Nita Deda, drejtoreshë e DokuFestit, […]

Rrahje në Prizren përdoren edhe armët

Armët janë përdorur në një konflikt i cili dyshohet se për bazë kishte një mosmarrëveshje për të paguar lakesën e një gypi metali. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Lagjen Dardania të Prizrenit. “Pas hetimeve fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuar, hëpërhë të panjohur për policinë, kishin shkuar në një punëtori ku përpunohet metali […]

‘Nuk është prona juaj’, për gratë që po e vuajnë dhunën në familje

Në kuadër të DokuFest-it është shfaqur dokumentari “Nuk është prona juaj” nga Amanda Fisher, shkruan KultPlus. Dokumentari “Nuk është prona juaj” paraqet rrëfimet e të mbijetuarve nga komunitetet e ndryshme të Kosovës dhe diskuton mbi zinxhirin që lidhë dhunën në familje me të drejtën e gruas për pronë. Në dokumentar paraqiten disa histori të grave […]

Katër granata dore gjenden në lagjen “Arbana”

Në lagjen “Arbana” të Prizrenit janë gjetur katër granata dore, të mbetura nga lufta e fundit. Një person ka raportuar në polici se dyshon që në një lokacion gjenden mjete të dyshuara shpërthyese, të mbetura nga koha e luftës së fundit. Në raportin e policisë, thuhet se pas kësaj janë njoftuar njësitet përkatëse dhe në […]

Arrestohet prizrenasi pasi sulmon dajën

Një person është arrestuar në Prizren, për shkak të sulmit ndaj dajës dhe dëmtimit të veturës se tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Beteja e Pashtrikut”, Prizren. Në raportin e policisë, thuhet se pas një zënke familjare me dajën e tij,  një person e ka sulmuar, kanosur dhe ia ka goditur veturën me bllok betoni […]

6 të arrestuar, mes tyre 4 nga Shqipëria për posedim të narkotikëve gjatë natës në Marash

6 persona, në mesin e të cilëve 4 shtetas të Shqipërisë janë arrestuar shkaku i posedimit të substancave narkotike, në dy raste të ndara, gjatë orëve të natës në Marash të Prizrenit, , transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në raportin e policisë gjatë 24 orëve, thuhet se në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar pasi […]