16-10-2025

Prizren

Çfarë po ndodh me konkursin për drejtorë në Prizren?

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në Prizren, po paraqet sfidë të vërtetë për qeverisjen aktuale, të drejtuar nga Vetëvendosje dhe partnerët e saj në koalicion: LDK, Nisma Socialdemokrate dhe partitë e komunitetit turk e boshnjak.   Mospublikimi i rezultateve, tashmë kur kanë kaluar disa ditë nga përmbyllja e procesit të intervistimit, po demanton edhe deklarimet […]

Policia në Prizren: Dibran Hoxha është vetëdorëzuar në polici

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, ka thënë për Insajderi, se Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra City”, është vetëdorëzuar dje paradite në Policinë Rajonale në Prizren. Berisha tha se ai menjëherë është intervistuar nën prezencën e avokatit të tij mbrojtës, dhe pastaj Prokurori kujdestar ia ka caktuar masën e ndalimit prej […]

Prizren: Vetëm njëra nga tri kompanitë kontraktuese respekton orarin për larjen e rrugëve

Komuna e Prizrenit mbrëmë ka bërë një mbikëqyrje të ecurisë së punëve për pastrimin e rrugëve, ndërsa siç raportohet ka dalë se nga tri kompanitë kontraktuese vetëm  njëra ka respektuar orarin, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Me urdhër të Drejtorit të Shërbimeve Publike, mbrëmë nga ora 21:00 zyrtarët komunalë kanë dalë në terren për të inspektuar punën […]

Rishqyrtohen subvencionet e Drejtorisë së Kulturës dhe Rinisë në Prizren

Organet komunale të Prizrenit i kanë vlerësuar si të bazuara ankesat, lidhur me propozimin e parë për ndarje të subvencioneve për kulturë dhe sport dhe kështu pas rishqyrtimit të tij kanë dalë me propozim të ri. Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi të publikuar në uebfaqen e saj ka bërë të ditur se është rishqyrtuar […]

“Albanian Wildlife”, ekspozitë sensibilizuese për mbrojtjen e kafshëve në zhdukje

Wildlife – Albanian Photographers ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të ngritur zërin mbrojtës të atyre vlerave të natyrës, të cilave i detyrohemi. Për zgjimin e asaj vetëdijeje të topitur të institucioneve dhe individëve, të cilët duhet të shprehen përmes një vullneti veprues, se cili është roli që ata zgjedhin të jenë mbrojtës dhe […]

16 lindje në Prizren, shumica meshkuj

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i lindjeve -16 10 meshkuj 6 femra 5  lindje me operacion. /gazetaeprizreni.net/

Lulzim Kabashi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prizren

Lulzim Kabashi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prizren, transmeton gazetaeprizrenit.net Ai u zgjodh, sot në mbledhjen e Këshillit drejtues me vota të fshehta, nga 38 anëtarët e pranishëm. Ndryshe Kabashi, që tashmë drejton degën e AAK-së në opozitë, në qeverisjen e kaluar ishte nënkryetar i Komunës së Prizrenit. Ai ishte kandidat i këtij […]

UPZ arrin marrëveshje bashkëpunimi me “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Gjimnazi Klasik “Loyola” të martën kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim. Marrëveshjen përkatëse e kanë nënshkruar rektori i UPZ, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe Dr. Axel Bödefeld, SJ Drejtor i Asociacionit “Loyola-Gymnasium” në Prizren. Rektori Vataj e vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje, duke theksuar të arriturat e kësaj shkolle […]

Hekurudha kërkon lirimin e pronës, pasi rrezikohet linja Prizren – Klinë

E autorizuara e “INFRAKOS”, Flora Çekaj, të martën, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kërkuar që gjykata të marrë vendim me të cilin do të largojë nga prona e saj, personin Sabir Gashi, i cili sipas saj, ka filluar të ndërtojë një objekt afarist-banesor. Çekaj, gjatë kësaj seance përgatitore, ka […]

Promovohet libri kushtuar Mahir Domit

Në objektin e  SHKA “ Agimi” në Prizren, është promovuar monografia “ Ndihmesa e profesor Mahir Domi për standardizimin e gjuhës letrare shqipe”, e autorit, Fetah Berisha.Pjesë e këtij aktiviteti kushtuar gjuhëtarit të mirënjohur, Mahir Domi, ishin personalitete të shquara të gjuhës dhe letërsisë shqiptare dhe të pranishëm të tjerë. Recensenti i këtij botimi, Mehmet […]