19-04-2024

Qendrore

Prizren: Komuna paralajmëron që deri më  25 qershor të largohen pengesat në hapësira publike

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar,  Komuna e Prizrenit, ka paralajmëruar  fillimin e një aksioni për largimin e pengesave të vendosura në hapësirat publike, transmeton sot “gazetaeprizrenit.net”.   Në këtë kontekst, Drejtoria e Inspektorateve në Prizren urdhëron të gjithë pronarët e subjekteve afariste, si dhe qytetarët e Komunës, të cilët kanë vendosur pengesa në trotuare dhe […]

Çfarë po ndodh me konkursin për drejtorë në Prizren?

Konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në Prizren, po paraqet sfidë të vërtetë për qeverisjen aktuale, të drejtuar nga Vetëvendosje dhe partnerët e saj në koalicion: LDK, Nisma Socialdemokrate dhe partitë e komunitetit turk e boshnjak.   Mospublikimi i rezultateve, tashmë kur kanë kaluar disa ditë nga përmbyllja e procesit të intervistimit, po demanton edhe deklarimet […]

Prizren: Vetëm njëra nga tri kompanitë kontraktuese respekton orarin për larjen e rrugëve

Komuna e Prizrenit mbrëmë ka bërë një mbikëqyrje të ecurisë së punëve për pastrimin e rrugëve, ndërsa siç raportohet ka dalë se nga tri kompanitë kontraktuese vetëm  njëra ka respektuar orarin, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.   Me urdhër të Drejtorit të Shërbimeve Publike, mbrëmë nga ora 21:00 zyrtarët komunalë kanë dalë në terren për të inspektuar punën […]

“Albanian Wildlife”, ekspozitë sensibilizuese për mbrojtjen e kafshëve në zhdukje

Wildlife – Albanian Photographers ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të ngritur zërin mbrojtës të atyre vlerave të natyrës, të cilave i detyrohemi. Për zgjimin e asaj vetëdijeje të topitur të institucioneve dhe individëve, të cilët duhet të shprehen përmes një vullneti veprues, se cili është roli që ata zgjedhin të jenë mbrojtës dhe […]

Lulzim Kabashi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prizren

Lulzim Kabashi rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Prizren, transmeton gazetaeprizrenit.net Ai u zgjodh, sot në mbledhjen e Këshillit drejtues me vota të fshehta, nga 38 anëtarët e pranishëm. Ndryshe Kabashi, që tashmë drejton degën e AAK-së në opozitë, në qeverisjen e kaluar ishte nënkryetar i Komunës së Prizrenit. Ai ishte kandidat i këtij […]

Hekurudha kërkon lirimin e pronës, pasi rrezikohet linja Prizren – Klinë

E autorizuara e “INFRAKOS”, Flora Çekaj, të martën, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kërkuar që gjykata të marrë vendim me të cilin do të largojë nga prona e saj, personin Sabir Gashi, i cili sipas saj, ka filluar të ndërtojë një objekt afarist-banesor. Çekaj, gjatë kësaj seance përgatitore, ka […]

Kush përfiton nga marrëveshja e Komunës me Infrakos-in që zhbllokoi lejet ndërtimore në Prizren?

Ilir Baldedaj, shef i grupit të asamblistëve të AAK-së në organin më të lartë lokal të Prizrenit, derisa ka paraqitur një dokument, ka pyetur në profilin e tij në “facebook”, se cili është pazari që fshihet pas marrëveshjes së Komunës së Prizrenit me Ndërmarrjen e hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS”.   Për rreth gjashtë muaj, Gjykata […]

Në Prizren lansohet programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës

Sot zyrtarisht u lansua programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prizrenit, program ky që po bëhet i mundur si rrjedhojë e suksesit të programit në Prishtinë. Ngjarja sot u realizua me qëllim të prezantimit të programit mbi skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prizren, që është pjesë […]

“Dokufest”, SHKA “Agimi ” dhe “Malësori” përfituesit më mëdhenj financiarë nga komuna

Festivali “Dokufest”, SHKA “Agimi ” dhe ajo “Malësori” nga Gjonaj kanë  përfituar më së shumti mjete financiare,  të cilat Komuna e Prizrenit i jep në formë të subvencioneve në fushën e kulturës,  shkruan “gazetaeprizrenit.net”.   Nga gjithsej 75 kërkesat dhe aplikacionet nga subjektet e ndryshme kulturore dhe rinore të Komunës së Prizrenit, një komision i […]

Rreth 1.700 nxënës parashihet të regjistrohen në shkollat e mesme të Rahovecit

Ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta në shkollat e mesme të larta dhe në shkollën profesionale të Komunës së Rahovecit, në të cilat në disa profile arsimore, sivjet parashihet të regjistrohen 1.717 semimaturantë, transmeton gazetaeprizrenit.net   Regjistrimi do të bëhet duke u bazuar në konkursin publik i cili është përgatitur nga Drejtoria […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.