19-05-2024

Rajonale

Një 10 vjeçar mbytet në Drinin e Bardhë

Një 10 vjeçar është mbytur sot në ujërat e Drinit të Bardhë. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili njoftoi se Odise Naim Thaçi nga fshati Kramovik, u mbyt sot. “Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi […]

Ditë që nuk harrohen, ushtarët e KFOR-it ndihmonin popullatën shqiptare në Suharekë

Ngjarje që kanë mbetur në kujtesën e popullatës shqiptare. Njëzet vjet më parë, kur ushtarët gjerman e austriak ndihmonin njerëzit për të riparuar shtëpitë e shkatërruara nga lufta, në rajonin e Prizrenit. Pos misionit të sigurisë, pjesëtarët e KFOR-it, që kanë shërbyer këtu gjatë fazës emergjente, ndihmuan shumë edhe në rindërtimin e objekteve të banimit […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në sheshin “Shatërvan”, përballë xhamisë së Sinan Pashës nw Prizren, nga Komuna e Prizrenit hapet Panairi i Veshjeve tradicionale. Ora 17:00 “Golden Eagle” organizon karnavalin me këngëtar të rinj të muzikës HIP HOP dhe RNB. (Suharekë). Ora 18:00 Në mjediset e Shtëpisë së Kulturës ”Xhemajli Berisha” në Prizren, […]

Dhjetë nxënës përjashtohen nga testi i Maturës në Prizren e Gjakovë

Maturantët e Prizrenit dhe Gjakovës përfunduan pjesën e dytë të Testit të Maturës Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas takimit të rregullt, ku ka analizuar raportet e ardhura nga terreni pas përfundimit të ditës së tretë, të pjesës së dytë të provimit të Maturës Shtetërore, e cila është mbajtur në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës […]

Femra rrah femrën në Suharekë

Një femër është arrestuar pasi ka rrahur një tjetër në Suharekë, e që si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Viktima  femër K-Shqiptare ka informuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë. Në raport nuk paraqiten shkaqet e sulmit. Pas intervistimit me vendim […]

Një muaj paraburgim shtetasit nga Shqipëria që kap me shtatë thasë drogë

Gjykata Themelore në Gjakovë-Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit N.B shtetas i Republikës së Shqipërsië, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope the analoge” I […]

Filloi ndërtimi i segmentit të dytë të transitit në Malishevë

Sot edhe zyrtarisht ka filluar ndërtimi i segmentit të dytë të rrugës transite, apo rrugës unazore në Malishevë. Në ceremoni ishin të pranishëm, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, zëvendësministrja e Ministrisë për Tregti dhe Industri, Arberësha Krasniqi, […]

Pranon fajësinë i akuzuari për posedim të narkotikëve në Malishevë

I akuzuari për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, Adem Mazreku, e ka pranuar fajësinë, në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari Mazreku ka thënë se e ndien veten fajtor, duke kërkuar nga gjykata që ndaj […]

Vërshime në Suharekë, Rahovec e Malishevë – një objekt digjet nga rrufeja (VIDEO)

Shi, breshër e rrufe. Këto i përcollën pasditen e sotme disa zona të Kosovës, njofton Klan Kosova. Më shumë vërshime pati në komunat Suharekë, Rahovec e Malishevë. E në një fshat të kësaj të fundit, rrufeja dogji edhe një objekt.

Moti gjatë dy ditëve  

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]