26-04-2024

Vjeshtë e vonë, ç’parashikohet për motin këtë shtator?

Zhiva e termometrit do të vazhdojë të qëndrojë mbi 30 gradë Celsius. Normalisht duhet të kishte nisur vjeshta, por moti vazhdon të jetë i ngrohtë dhe ngjan më tepër me një zgjatim të verës.

Java që vjen do të paraqitet kryesisht me vranësira të shpeshta për jugun dhe qendrën. Shtatori në përgjithësi do të jetë i ngrohtë dhe kështu do të mbyllet.

“Nesër pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave, duke bërë që maksimumi të shkojë në 31-32 gradë. Parashikohet që  këto temperature të vijojnë deri në mesin e muajit shtator”, parashikohet ndër të tjera.

Parashikohet të kemi një freskim të lehtë pas datës 15 shtator për t’ju afruar vlerave tipike te muajit, por përsëri temperaturat do të jenë të larta për shtatorin 26-27 gradë Celsius./ Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.