18-07-2025

Rajonale

Pranon fajësinë i akuzuari për posedim të narkotikëve në Malishevë

I akuzuari për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, Adem Mazreku, e ka pranuar fajësinë, në seancën e së premtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj, i akuzuari Mazreku ka thënë se e ndien veten fajtor, duke kërkuar nga gjykata që ndaj […]

Vërshime në Suharekë, Rahovec e Malishevë – një objekt digjet nga rrufeja (VIDEO)

Shi, breshër e rrufe. Këto i përcollën pasditen e sotme disa zona të Kosovës, njofton Klan Kosova. Më shumë vërshime pati në komunat Suharekë, Rahovec e Malishevë. E në një fshat të kësaj të fundit, rrufeja dogji edhe një objekt.

Moti gjatë dy ditëve  

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe stuhi lokale. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës […]

Kapen 48 kilogramë drogë në Qafë Morinë

Policia e Kosovës, me njësitet e saj kufitare,  gjatë kontrollimit rutinor në hyrje të pikës kufitare ‘Qafa e Morinës’, ka hasur në një person të dyshuar mashkull/shqiptar shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë duke e drejtuar një veturë të tipit ‘Opel Vectra’ me targa të Shqipërisë. Policia Kufitare sipas procedurave të punës, gjatë regjistrimit […]

Vetëtima djeg një objekt në Malishevë, vërshime edhe në Rahovec

Pasditen e sotme ka pasur reshje të mëdha në komunën e Malishevës. Për shkak të vetëtimës atje është djegur edhe një lokal, njofton Klan Kosova. Reshje të madha ka pasur edhe në Rahovec, si pasojë ka pasur edhe vërshime si dhe vështirësi në komunikacion.

Shiu dhe breshëri vështirësojnë qarkullimin në autostradë (Video)

Automjetet që ishin duke qarkulluar në autostradën Prishtinë – Prizren, janë detyruar të ndalën në rrugë. Kjo ishte ndalesë e detyrueshme, për shkak të shiut të madh që po binte dhe breshrit në rajonin e Komunës së Malishevës. Siç transmeton KosovaPress, ato pak automjete që vazhdonin qarkullimin, detyroheshin që të ulnin shpejtësinë.

Kanosje me thikë në Suharekë

Një person në Suharekë për shkak të kanosjes me thikë ndaj disa personave. Sipas policisë, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, për motive të panjohura i ka kanosur me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar dhe persona të cilët ishin prezent. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. Në raportin 24-orësh të policisë nuk […]

Mjekët nga Gjakova dyshohet se shitnin vezore jashtëligjshëm

Disa spitale në Kosovë po dyshohet se po përfitojnë shuma të majme duke bërë biznes me shit blerje e transplantim të Qelizave. Dje në Gjakovë, u arrestua gjinekologu Afrim Muhaxheri e një nga punonjëset e tij nën dyshimet e njëjta. Rasti si ky i Muhaxherit nuk janë të pakta në vend, shkruan Gazeta Express Gjinekologu […]

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit dhe dy zyrtarëve të Dragashit

Mos dorëzimi i shkresave të lëndës nga Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë që të dështojë gjykimi ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, Ahmet Bahtijari, si dhe dy zyrtarëve tjerë të kësaj komune, Avni Nebiu dhe Selajdin Nebiu, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për konflikt interesi. Seanca fillestare ndaj tyre, […]

Arrestohet një “hajdut” xhepash që vidhte në Suharekë

Policia ka njoftuar për arrestimin e një personi nga Suhareka, që dyshohet se ka vjedhur pesë raste të vjedhjeve në xhepat e qytetarëve në Suharekës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Në Komunën e Suharekës kohët e fundit Policia e Kosovës duke pasur parasysh edhe shqetësimet e qytetarëve, ka shtuar patrullimet dhe ka ndërmarrë masa preventive në […]