18-04-2024

Një i lënduar nga përleshja me armë zjarri në Suharekë

Katër persona janë arrestuar nga Policia, meqenëse pas një mosmarrëveshje ishin rrahur në mes veti, ndërsa më pas njëri prej të dyshuarve ka shtënë në ajër me një armë zjarri, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:10 në Suharekë. “Tek të dyshuarit dhe vendi i ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar një pistoletë me 12 fishekë dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm”, thuhet në raportin e policisë.

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit me vendim të prokurorit 4 të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.