18-07-2025

Rajonale

Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

Si pasojë e të reshurave të shiut dhe breshrit, në fshatin Nepërbisht janë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore. Kështu ka treguar përmes një statusi në Facebook kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ai ndër të tjera ka shkruar se janë duke u përpjekur që ta analizojnë gjendjen në terren ku më pas […]

Dy të arrestuar në një spital të Gjakovës, dyshohen për transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve

Sot më 18.06.2019, Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve-Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë, kanë realizuar një plan taktik në një spital në Gjakovë. Sipas një njoftimi, pas ndërmarrjes së këtij plani ka rezultuar me arrestimin e dy […]

Aksident në rrugën Rahovec-Suharekë, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Rahovec-Suharekë. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të lënduar tre persona, njofton Klan Kosova. Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Në ora 17:50 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Rahovec-Suharekë në mes dy automjeteve me […]

Si e hodhi gruan nga vetura pas 20 vjetësh martesë – çifti nga Suhareka?

Ishte e premtja e fundit e muajit maj, dita kur gruaja nga Suhareka A.D, mundi të rrijë në shtëpi me dy fëmijët e saj. Që nga ajo kohë, 54-vjeçarja, më nuk i pa ata. Ajo dyshohet se vdiq pas plagëve të marra nga lëndimet fizike që i mori nga dhuna e shkaktuar pikërisht nga burri […]

Pronarëve të kioskave në Prevallë u kërkohet t’i heqin ato, ose do të rrënohen

Pronarëve u është dhënë afat 24 orë t’i largojnë kioskat e tyre nga Parku Kombëtar “Sharri”. Në të kundërtën, sipas një vërejtjeje që i është dërguar secilit, nga Ministria e Mjedisit, atyre do t’u konfiskohet malli, do të rrënohen kioskat dhe rasti do të procedohet në gjykatë, raporton KTV. Megjithatë, pronarët e tyre nuk e […]

Pamje të tmerrshme nga vërshimet në Rahovec: Uji e merr një qytetar

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që shumë zona të Kosovës sot të vërshohen nga uji. Një nga komunat më të prekura është ajo e Rahovecit, ku rrugët janë mbushur tërësisht nga uji. Këto vërshime katastrofale kanë krijuar edhe rrezik tek qytetarët. Në këtë video të publikuar në Facebook, mund të shihni se si […]

Rahovecin e merr uji-prindërit bartin fëmijët në krahë

Pas temperaturave të larta që mbretëruan ditëve të fundit, vendi ynë sot u karakterizua me reshje shiu. Madje shiu që ra pasditen e sotme ka bërë që shumë rrugë të përshkohen nga uji, por ka shtuar edhe numrin e aksidenteve të trafikut. Një nga qytetet më të prekura nga reshjet e shumta të shiut, ka […]

Moti gjatë javës

Në rajonin e Prizrenit, sikur edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë javës në vijim parashihet mot i paqëndrueshëm, me lagështi, e priten edhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende priten rebeshe më intenzive shiu me mundësi edhe për reshje breshëri. Në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit. Ditën e […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhje a e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës). Ora 10:00 Komuna e Prizrenit organizon konferencën me temën “ Për zhvillim të qëndrueshëm në Rajonin e Zhupës – Kundër Hidrocentraleve”. (Restoranti Fuad As, fshati Reçan”). /GazetaePrizrenit.net/

Ndërroi jetë gruaja nga Suhareka, dyshohet bashkëshorti (VIDEO)

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk mundi t’i përballoj lëndimet që mori pasi ra nga vetura në Samadraxhë të Suharekës. Bashkëshorti i saj është arrestuar me dyshimin se e i ka shkaktuar lëndime trupore, raporton Klan Kosova.