16-07-2025

Rajonale

Vidhen para, telefona dhe një pushkë në një shtëpi të Suharekës

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në një shtëpi të Suharekës, në të cilën, pos tjerash është raportuar edhe për vjedhje të një pushke, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte në një aheng familjar person-a të panjohur  me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij […]

Mësuesit e “Fetah Sylejmanit” në Dragash e lidhin pushimin, ia vënë “drynin” shkollës

E hëna ku festohen Pashkët Ortodokse  dhe e mërkura si dita e punëtorëve janë ditë pushimi në Republikën e Kosovës. Por edhe pse e marta ka qenë ditë punë, stafi i shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Fetah Sylejamni” në Dragash e kanë bërë “Bajram”. Gjatë ditës së sotme nuk është mbajtur mësim në […]

Suhareka zbret taksat për leje ndërtimore

Me kërkesë të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim, Kuvendi Komunal me datë 29.03.2019 ka miratuar Vendimin mbi zbatimin e Taksës së re për leje ndërtimore. Me këtë vendim zbriten taksat: – Për kategorinë e parë të ndërtimit nga 3.17 €\m2 në 2.4€/m2. – Për kategorinë e dytë të ndërtimit nga 3.17 €\m2 në 2.8€/m2. – […]

Stoli ari dhe para, vidhen në një shtëpi të Gelancës së Suharekës

Stoli ari dhe një sasi parash, janë raportuar të jenë vjedhur në një shtëpi të fshatit Gelancë të  Suharekës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:30.  “Ankuesi  mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë […]

Vjedhje e rëndë në Ratkoc të Rahovecit

Një sasi e parave, në vlerë të frangave zvicerane janë vjedhur në një shtëpi të fshatit Ratkoc të  Rahovecit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:30. “Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë […]

Hetohet rasti i kërcënimit të gjyqtarëve në Suharekë

Policia ka nisur hetimet për një rast të kanosjes së personave zyrtarë, gjegjësisht treshes së gjyqtarëve në Suharekë. “Raportohet se dy të dyshuar meshkuj (K-Shqiptarë) para fillimit të ndeshjes futbollistike, kanë kanosur dhe sulmuar treshen e gjyqtarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Në raport nuk jepen hollësi të tjera rreth rastit, që ka […]

Aksident në Suharekë, katër të lënduar

Një person është vetaksidentuar, ndërsa si pasojë katër persona janë lënduar mbrëmë në fshatin Maçitevë të Suharekës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. “Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, rreth orës 21:00. përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia është vetë aksidentuar. Me këtë rast lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe tre pasagjerë”, thuhet në raportin 24 orësh të […]

20 vjet nga Masakra e Mejës

Para 20 vitesh, më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura […]

Askush nuk ka përgjigje për shkakun e ngordhjes masive të peshqve në Mirushë

Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshqve në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit, përkatësisht në kanionin dhe ujëvarat e Mirushës. Sasia e peshqve të ngordhur, sipas banorëve, është e madhe, përderisa thonë se nuk dinë shkakun e saj, raporton KTV. […]

Përurohet shiriti rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, bashkë më ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, të premten mori pjesë në përurimin e shiritit rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës, kufiri Kosovë-Shqipëri. Ky shirit shtesë do të ndihmojë qarkullimin edhe më të lirë e të shpejtë të njerëzve dhe mallrave nga të dyja anët […]