19-05-2024

Rajonale

​Në Rahovec digjet një sipërfaqe me fidanë

Në Rahovec një person ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe e tokës së mbjellë me fidanë. Sipas policisw, njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Kërcënon policin përmes telefonit në Malishevë

Një person i dyshuari është arrestuar në fshatin Nguca të Malishevës, për shkak të kanosjes së një polici. Sipas raportit policor, kanosja ishte bërë përmes telefonit ndaj zyrtarit policor, por nuk jepen sqarime se për shkaqet e rastit. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.net/

Aksident në Rahovec, një fëmijë i lënduar

Në Rahovec raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave, e ku ka pësuar një këmbësor. Në raportin e policisë, thuhet se si pasojë e aksidentit lëndime trupore dje ka pësuar këmbësori, një fëmijë (femër) shqiptare shtetase e Shqipërisë, e cila është në tretman mjekësor në QKUK. “Në lidhje me rastin ngasësi i […]

Dy thasë me “marihuanë” gjenden në Qafë të Prushit

Në Qafë Prush raportohet se njësitet policore kanë gjetur 2 (dy) thasë me diametër 50 x 70 cm të mbushur me substancë të dyshuar narkotike e llojit “marihuanë”. Sipas policisë kufitare, njëri thes kishte peshë prej 4.250 gramë, ndërsa tjetri me peshë 4.900 gramë. Substanca në fjalë është konfiskuar, nuk raportohet për të arrestuar. /GazetaePrizrenit.net/

Malishevë: Drejtori i shkollës kërkoi që oferta të jetë më lirë, kurse nxënësit të paguajnë më shtrenjtë

Menaxheri i restorantit “BIMI 2”, Gëzim Kastrati, ka deklaruar se drejtori i shkollës së mesme “Hamdi Berisha”, në Malishevë, Izet Hoti, kishte kërkuar nga ai që me rastin e organizimit të mbrëmjes së maturës, oferta për ushqim dhe pije të jetë 11 euro, kurse nxënësit të paguajnë nga 13 euro. Lidhur me organizimin e mbrëmjes […]

Suhareka do të bëhet me objekt të ri të komunës

Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avancuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy […]

Fillon zbatimi i masave preventive kundër rriqrave në Malishevë

Organet komunale të Malishevës kanë bërë të ditur se kanë filluar zbatimin e masave parandaluese ndaj virusit të Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), të cilat janë në përgjegjësi të pushtetit lokal. Ndërsa zyrtarët e Komunës së Suharekës kanë pohuar se kjo komunë nuk është e rrezikuar si Malisheva dhe se dezinsketimi do të realizohet në […]

Malishevë: Mungojnë të akuzuarit, dështon gjykimi për vjedhje të lopëve

Mungesa e të akuzuarve për vjedhje në tentativë, Bali Thaqi, Skender Gashi dhe Valon Shala, ka bërë që të dështojë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj tyre, e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega e Malishevës Në seancën e së mërkurës, gjykatësi i rastit Njazi Morina, konstatoi se prezent është prokurori […]

Arrestohet për kanosje një person në Mushtisht të Suharekës

Një person është arrestuar për kansoje në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje, por nuk janë dhënë hollësi të tjera për shkaqet e këtij incidenti. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”./GazetaePrizrenit.net/

Moti sot

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet […]