19-05-2024

Rajonale

Prizrenit i shtohen edhe nëntë banorë

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve nëntë. 3 meshkuj 6 femra 3 lindje “cezariane”  (me operacion). Një lindje ka qenë gemellare (binjak), dy të porsalindurit janë të gjinisë femërore. /GazetaePrizrenit.net/  

Gjesti human i banorëve të një fshati në Rahovec, dhurojnë gjak çdo 5 mars

Janë të shpeshta rastet kur qytetarët e qyteteve, fshatrave apo lagjeve të ndryshme bëjnë organizime, në të cilat marrin pjesë shumica dërmuese e banorëve. Një rast i unitetit të qytetarëve shihet te banorët e fshatit Kramovik të Rahovecit, të cilët sot si çdo vit kanë bërë një gjest human. Ata, si çdo 5 mars kishin […]

Rahovec: Sulmon bashkëshorten dhe nënën në ndikim të alkoolit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore – Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.S., për shkak se me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij. Rasti ka ndodhur dje, në fshatin Hoçë e Madhe, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tij, ku i […]

E akuzuara deklarohet e pafajshme për vrasjen në Malishevë

E akuzuara për vrasje, Nafije Rrafshi, është deklaruar e pafajshme në seancën fillestare të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë. Ndërsa, ajo e ka pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ajo akuzohet se në gusht të vitit të kaluar për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të […]

Nis ndërtimi i urës së re të Rrugës së Kombit, mbi Drin të Zi

Prej pak ditësh ka nisur puna për ndërtimin e urës së re të rrugës së Kombit. Investimi që kap vlerën e 50 milionë eurove po bëhet nga kompania konçesionare e kësaj rruge dhe pritet të përfundojë në vitin 2021. Ura e re e Rrugës së Kombit ka nisur së ndërtuari. Ajo do të zëvendësojë urën […]

Suharekë: Deklarohet i pafajshëm i akuzuari se kishte kanosur zyrtarët policorë

I akuzuari për veprën penale të kanosje, Zykri Aliu, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Shpend Binaj, i akuzuari është deklaruar se nuk e ndien vetën fajtor për veprën penale që i vihet në barrë, raporton […]

Mimoza Kusari e nervozuar në komunë të Gjakovës, kërkojnë ta nxjerrin jashtë me sigurim

Sot në Gjakovë u protestua kundër ndërtimeve rreth kullës së Sulejman Vokshit Shoqëria civile në Gjakovë protestoi nën moton “MosEprekKullën”, njofton Klan Kosova. Këtë po e bëjnë kundër shfuqizimit të parcelave dhe ndërtimeve shumë katëshe në afërsi të Kullës së Sulejman Vokshi-t. Protesta u zhvillua para objektit të Kuvendit komunal të Gjakovës. Ndërkohë, gjatë mbledhjes […]

Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Prizreni në mbikëqyrje për ethet hemorragjike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me ethet hemorragjike krime-kongo në të gjitha vatrat e infeksionit dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësorë të QKMF-ve në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë edhe sivjet do të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës). /GazetaePrizrenit.net/

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë fushat me presion të lartë atmosferik do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë […]