17-09-2025

Rajonale

Pesë të vdekur në një aksident në Biraçë të Suharekës, tre fëmijë

Aksident i rëndë komunikacioni në Biraqë të Suharekës. Sipas zëdhënësit rajonal të policisë në Prizren, Hazir Berisha, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta në magjistralen Suharekë-Duhël.   “Në këtë aksident kanë humbur jetën pesë persona: dy të rritur dhe tre fëmijë. Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes”, […]

Në Malishevë ura e shembur pamundëson qarkullimin mes dy lagjeve (video)

U rrënua për të zgjidhur një problem, por shkaktoi një tjetër më të madh. Është kjo një urë që lidh dy lagjje të fshatit Bubavec të Komunës së Malishevës. Ka rreth 3 muaj, prej vërshimeve të pranverës prej kur banorët që jetojnë afër u detyruan ta shembin këtë urë. Idriz Kryeziu, ka shtëpinë ngjitur me […]

Një 23 vjeçar nga Xërxa e Rahovecit vdes pas goditjes nga rrufeja

Një person ka vdekur pas goditjes nga rrufeja. Banorë të fshatit Xërxë kanë njoftuar se bëhet fjalë për djaloshin 23 vjeçar,  Shpëtim Kabashi nga ky fshat. Një mot me shi e bubullimë, sot gjatë paradites dhe në drekë ka përfshirë rajonin e Prizrenit. Lajmi bashkë me foton e të ndjerit është publikuar edhe në rrjete […]

Zgjerimi i rrugës për Suharekë, në Shirokë është në përfundim

Me afrimin e kohës për kthimin e mërgimtarëve për pushime, dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të shmangur vonesat në rrugë, pritet edhe finalizimi i projektit të zgjerimit të rrugës kryesore të hyrje-daljes për Suharekë, nga drejtimi i Shirokës, transmeton “gazetaeprizrenit.net.   Për shkak të rritjes së fluksit të automjeteve, problematike ka […]

Shi i rrëmbyeshëm në Malishevë, shkaktohen edhe dëme

Shiu i rrëmbyeshëm që ka kapluar territorin e Komunës së Malishevës, është përcjellë edhe me dëme, pasi uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi të banimit. Në kumtesën e komunës, thuhet se ekipet e njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, kanë intervenuar në fshatin Pllaqicë, për largimin e ujit në një shtëpi banimi. Sipas drejtorit të […]

12 fshatra të Malishevës presin ndërtimin e ujësjellësit të Senikut, për një furnizim më të mirë

Njëri ndër projektet aktuale më të mëdha dhe më me rëndësi në Komunën e Malishevës, është ndërtimi rrjetit të ujësjellësit të Senikut, i cili pritet të furnizoj 12 fshatra me ujë për pije. Për ecurinë e realizimit të këtij projekti është mbajtur një takim i përbashkët i Komunës së Malishevës, njësisë Hidroregjionit Jugor në Malishevë, […]

Moti gjatë fundjavës

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 22 – 26 C. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s. Në njoftimin e IHK-së, thuhet se stuhitë do ta […]

Rahoveci së shpejti me teatër funksional

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në takim Këshillin nismëtar për themelin e teatrit të qytetit në Rahovec, me të cilët ka biseduar për përkrahjen institucionale dhe për hapat të cilët duhet merren për themelimin e teatrit. Pjesë e këshillit janë: Shpejtim Kastrati, aktor; Valmira Hoti aktore; Halil Selmanaj, skenarist/regjizor; Florent Pista, […]

DokuFest shpall programin e filmave garues

DokuFest ka shpallur sot programin e filmave garues për edicionin e 17-të, i cili do të mbahet nga data 3 – 11 gusht në Prizren. Festivali do të shfaqë 100 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij e që përfaqësojnë 40 shtete – përfshirë dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave […]

Në disa fshatra të Suharekës fillon rregullimi i rrugëve fushore

Për t’i përmirësuar kushtet e fermerëve të komunës së Suharekës, tashmë ka filluar të realizohet projekti “Rregullimi i rrugëve fushore”.   Në njoftimin e komunës, thuhet se fillimisht po punohet në rregullimin e rrugëve fushore të fshatit Reshtan dhe Studençan, për të vazhduar më pastaj edhe në fshatrat tjera.   “Këtë nismë të mirë të […]