05-05-2024

Rahovec

Aksident i rëndë në Rahovec, një person i vdekur

Rreth orës 20:00 në Fortesë të Rahovecit, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është i lënduar. Albin Sahatqija Shef i Trafikut Rajonal ka dhënë detaje rreth aksidentit. Ai ka thënë se personi i lënduar është në spitalin rajonal të Gjakovës dhe se është jashtë […]

Rahoveci përgatitet për vërshime të mundshme

Komuna e Rahovecit është mobilizuar përballë mundësisë që për shkak të reshjeve të dendura që priten nga nesër të ketë edhe vërshime. Kjo çështje është diskutuar edhe sot në takimin e rregullt të këshillit të drejtorëve të Komunës. Në këtë takim, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hasan Përboqi, ka bërë të ditur se ekipet e […]

Tre të lënduar në një aksident në Rahovec

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti, kur një shofer ka humbur kontrollin nw Rahovec. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje pasdite .“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin mbi veturën , ka dalur jashtë rruge me ç’rast ka goditur një lis”, thuhet në raportin e policisë. […]

Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për vjedhje të rrymës në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht për të akuzuarin për veprën penale “vjedhje të shërbimeve komunale”, Rexhep Vuçitërna. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Vuçitërna nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ndaj tij […]

Rahoveci bëhet me GrapeLand (VIDEO)

Arkitektët e kësaj komune janë bërë bashkë dhe kanë hartuar një plan interesant për vendin e tyre. Po thonë se projekti do të jetë pjesë e identitetit të Rahovecit, njofton Klan Kosova.     

Lëndohet pas përleshjes me hajdutët e shtëpisë në Rahovec

Një person ka pësuar lëndime gjatë përleshjes me dy të armatosur të maskuar, të cilin po tentonin t’ia vidhnin shtëpinë në Rahovec, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte brenda në shtëpi ka vërejtur dy persona të panjohur, të maskuar dhe me armë në dorë,  ndërsa gjatë përleshjes viktima ka […]

Rahovec: Vrasja e dyshimtë e 32-vjeçarit, policia jep informatat e fundit

Janë intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e dyshimtë të 32-vjeçarit, Naser Murselaj i cili u gjend i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka thënë për Gazetën Insajderi se deri më tani policia është duke […]

Rahovec: Kush ia përgatiti vrasjen Naser Murselajt – 32 vjeçari u gjet në oborr me plumb në gjoks

Djali që i gjithë rrethi i tij e njihte si punëtor, të pa fjalë, të kulturuar dhe asnjëherë të përfshirë në probleme, mëngjesin e sotëm u gjet me plumb në gjoks i shtrirë në oborr të shtëpisë. Pa shenja jete. Gazeta Express sjell rrëfimin nga Qifllaku i Rahovecit ku u gjet i vrarë 32 vjecari. […]

Një i vrarë në Rahovec

Një vrasje dyshohet të ketë ndodhur mëngjesine  sotëm në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Prokurorisë së Gjakovës, Yllka Shehu, e cila ka thënë se nga informatat e para në vendin e ngjarjes dyshohet se personi në fjalë është vrarë. “Për momentin nuk kemi shumë […]

Kapen 67 kg drogë në Rahovec, një i arrestuar

Njësiti Antidrogë në Gjakovë sot ka konfiskuar 67 kilogramë marihuanë në qytetin e Rahovecit, me ç’rast ka arrestuar një të dyshuar. Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai ka bërë të ditur se sot, me datë 07.05.2019 rreth orës 14:00, njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.