18-05-2024

Rahovec

Arrestohet i dehuri për dëmtimin e një makine në Hoçë të Madhe të Rahovecit

Në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit, është arrestuar i dyshuari  (K-serb) pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka dëmtuar veturën pronë e viktimës (K-Serb). Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në mbrëmje. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Rahoveci kundër Variantit 6 të “Autostradës së Dukagjinit”, dëmtohet edhe Drini i Bardhë

Varianti 6 i projektit për “Autostradën e Dukagjinit”, nuk po merr përkrahjen e qytetarëve të Rahovecit, ani pse ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ishte zotuar se do të jetë i duhuri për të gjitha qytetet. Suad Çmega e Jeton Haxhijaha, nga Këshilli i qytetarëve të Rahovecit, në Express Intervistën në KTV, ka thënë se kanë […]

Rahovec: Burgim me kusht të akuzuarve për vjedhje rrushi

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim unik me nga pesë muaj burgim me kusht për të akuzuarit Rrahman Muhadri, Behar Muhadri dhe Përparim Halilaj për veprën penale “vjedhja”, të kryer në bashkëkryerje. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që të akuzuarit paraprakisht e kanë pranuar fajësinë për […]

Rahovec: Dënim me kusht për një rast sulmi

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim me kusht për të akuzuarin për veprat penale “sulm”, Dritan Korenica. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Korenica nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi […]

Gjen një shumë e konsiderueshme parash në Rahovec, policia kërkon pronarin

Stacioni Policor në Rahovec ka njoftuar  se një qytetar, të cilin policia e vlerësuar si të ndërgjegjshëm nga Rahoveci ka gjetur një shumë e konsiderueshme parash, në rrugën “Mulla Cufa”, në afërsi të semaforëve dhe e atë e ka dorëzuar në stacionin policor. Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se kjo ka ndodhur […]

Rahoveci përkrah projektin e Bankës Botërore për modernizimin e rrjetit të ujitjes

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se Banka Botërore do të financojë projektin e rehabilitimit dhe modernizimit të rrjetit të ujitjes në sistemin e “Radoniqit”, duke shtuar se fermerët e kësaj komune do të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij projekti. Sipas tij, organet komunale do të përkrahin realizimin […]

Kanosen policët në Rahovec, shkak një gjonë trafiku

Një person ka kanosur zyrtarët policorë në Rahovec. Për këtë, policia ka arrestuar të dyshuarin. Sipas Policisë, i dyshuari ka vepruar kësisoj gjatë pranimit të një tikete në shenjë revolte I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net

Nis ndërtimi i tregut të rrushit në Rahovec (VIDEO)

Nëpër këtë peshore së shpejti do të kalojë i gjithë rrushi i Rahovecit. Ajo është vendosur në hyrje të tregut modern të rrushit në hapësirat rreth Shtëpisë së Verës e njohur si Konaku, njofton Klan Kosova. Sipas zyrtarëve komunalë tanimë faza e parë e projektit që përfshin punimet e vrazhda  këtu është kryer dhe së […]

Latifi: FSK do të mbajë në Rahovec ushtrimin fushor “Ujku 2019”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e ushtrimit fushor ‘Ujku 2019’ në komunën e Rahovecit. Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, përmes një publikimi në “facebook” pas diskutimit me strukturat e FSK-së për mbarëvajtjen dhe organizimin e këtij ushtrimi ka njoftuar se ushtrimi mbahet në qershor. Bashkë me publikimin e një fotoje ai […]

Rahovec: Dënohen me kusht të akuzuarit shkaku i mospagesës së materialin elektrik

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me nga katër muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht ndaj të akuzuarve Nazmi Shurdhiqi dhe Milaim Shurdhiqi për veprën penale “mashtrim” të kryer në bashkëkryerje. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që të akuzuarit paraprakisht e kanë pranuar fajësinë, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.