05-05-2024

Rahovec

Përkujtohen 106 civilët e vrarë nga forcat serbe në Pastasellë të Rahovecit

Në Pastasellë të Rahovecit, janë përkujtuar 106 civilët e vrarë nga forcat serbe në vitin 1999. 40 prej tyre ishin nga ky fshat, ndërsa të tjerët ishin nga komuna të tjera të Kosovës, e që këtu kishin ardhur për t’u strehuar. Në 20-vjetorin e kësaj masakre, familjarët e të vrarëve kanë kërkuar drejtësi në raport […]

20 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Sot është 20-vjetori i masakrës në Pastasellë të Rahovecit, ku nga forcat serbe u vranë 106 civilë shqiptarë të këtij fshati. Për të kujtuar viktimat e kësaj masakre, nga ora 12:00, sot mbahet tubim përkujtimor tek varrezat e martirëve në këtë fshat. /GazetaePrizrenit.net/

Latifi nënshkruan kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në fushën e sportit me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro

Sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi në prani të drejtoreshës së Kulturës, Rini dhe Sport Bjondina Kleqka kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për  mbështetje në fushën e sportit me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro, me përfaqësuesit të këtyre OJQ-ve. Nënshkrimi i kontratave ka ardhur pas formimit të komisionit […]

Rahovec: Dënime me kusht të akuzuarve, për vjedhjen dhe blerjen e telefonit

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht për të akuzuarin për vjedhje, Dinë Rrustemi. Me tre muaj burgim me kusht, është dënuar edhe i akuzuari Samidin Krasniqi për veprën penale “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës […]

Rahovec, kujtohen viktimat e masakrave (VIDEO)

20 vjet më parë, populli i Kosovës të vetmën dëshirë e kishte të mbijetonte tmerrin që e ushtronte mbi të Serbia me polici e ushtri. Kjo dëshirë, fatkeqësisht nuk iu realizua rreth 200 civilëve që u vranë në Celinë, Fortesë e fshatra të tjera të Rahovecit, të cilët u kujtuan sot, njofton Klan Kosova.  […]

Shënohet 20-vjetori i masakrës në fshatrat Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit

Në fshatrat Celinë, Fortesë e Brestoc të Komunës së Rahovecit sot janë mbajtur tubime përkujtimore për të shënuar 20-vjetorin e të vrarëve gjatë vitit 1999 në këto fshatra, të cilët u vranë barbarisht nga paramilitarët serb. Në këto tubime ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të rënëve. […]

20 vjet nga masakrat serbe në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit

Sot bëhen 20 vjet kur forcat kriminele serbe vranë shumë civilë të pafajshëm shqiptarë në disa pjesë të Anadrinisë, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net” Nga dora e kriminele serbë në Celinë u vranë 75 civilë, si dhe shtatë persona të tjerë, që ishin mysafirë në këtë fshat. Në mesin e tyre ishte edhe një dy vjeçare Alma […]

Rahovec: Kundërshtohet varianti 6 i autostradës së Dukagjinit

Një grup qytetarësh nga komuna e Rahovecit po e kundërshtojnë variantin 6-të të projektit të autostradës së Dukagjinit, ndërtimi i së cilës pritet të filloj këtë vit. Sipas tyre, ky variant nuk është në të mirë të rahovecianëve, dhe se i njëjti, përveç që dëmton Lumin Dri, ka edhe një kosto të lartë. Në Ministrinë […]

Smajl Latifi i përgjigjet kërkesës së kryetarit të Suharekës kundër lojërave të fatit

Pas vrasjes së 32 vjeçarit, Jetmir Alijaj në një kazino në qytetin e Suharekës, kryetari i komunës Bali Muharremaj ka paralajmëruar një peticion për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit. Në përkrahje të kësaj ideje ka dalë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Latifi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se shumë shpejt […]

Arrestohet i dehuri për dëmtimin e një makine në Hoçë të Madhe të Rahovecit

Në fshatin Hoqë e Madhe të Rahovecit, është arrestuar i dyshuari  (K-serb) pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka dëmtuar veturën pronë e viktimës (K-Serb). Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në mbrëmje. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./GazetaePrizrenit.net

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.