03-07-2025

Rahovec

Rahovec: I akuzuari mohon se kishte hequr shiritat e inspektoratit të ndërtimtarisë në Fortesë

I akuzuari për veprën penale “heqje apo dëmtim i vulave zyrtare ose i shenjave”, Eqerem Spahiu, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së premtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Enis Gashi, i akuzuari ka mohuar fajësinë, raporton “Betimi për Drejtësi”. “Nuk është e vërtetë […]

Kanos ish-dhëndrin e ndarë nga vajza, arrestohet një rahovecas

Një person i dyshuar është arrestuar pasi ka kanosur ish-dhëndrin e tij pas ndarjes nga vajza. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Komunën e Rahovecit, ku i dyshuari përmes një telefonate ka kanosur viktimën, të cilës i kishte thënë “nga nesër më ke një gjak borxh”. “Rasti ka ndodhur pasi që i pandehuri S.P., kishte […]

Nis rregullimi i një rruge me kubëza në fshatin Pastasellë të Rahovecit

Kanë nisur punimet për rregullimin e një rruge me kubëza në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe banorë të këtij fshati. “Sot e fillova ditën me inaugurimin e punimeve për shtruarjen e rrugës me kubëza në fshatin […]

Në Rahovec digjet një veturë

Në rrugën “Bekim Isma” të Rahovecit,  një veturë me targa vendore është përfshirë nga zjarri. Sipas Policisë njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti është iniciuar dhe mbetet të hetohet nga policia.

Vrasja e Elvis Pistës, lënda kalon në Prishtinë për hetim

Natën e 15 qershorit të vitit 2014, Elvis Pista ishte vrarë duke u qëlluar me 4 plumba pas shpine nga një armë me silenciator. Por, edhe pas katër viteve të vrasjes së tij, organet e hetuesisë kosovare nuk kanë mundur që të nxjerrin qoftë edhe një të dyshuar. Por, familja e të vrarit tashmë janë […]

Gratë e Krushës dhurojnë prodhime vendore për FSK-në

Produkte vendore janë dhuruar për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga ana e Kooperativës Bujqësore “Krusha”. Kjo kooperativë, përmes një publikimi në “facebook”, ka njoftuar se ka dhuruar produkte 100 për qind vendore për FSK-në. Në në komunikatë, thuhet se “KB Krusha sot ka dhuruar për ushtarët e FSK-së produkte 100% të […]

Rahoveci liron trotuaret nga mallrat e ekspozuar

Inspektorati komunal i Rahovecit, ka liruar hapësirat publike në qytetin e Rahovecit. Me këtë rast pronareve të lokaleve të cilët kanë ekspozuar mallin në trotuar u është konfiskuar malli. Në njoftimin e komunës, thuhet se Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese i cili gjatë gjithë kohës ka qenë së bashku me inspektor shprehet […]

Ratkoci i Rahovecit do të bëhet me çerdhe për fëmijë

Në Ratkoc të Rahovecit do të ndërtohet çerdhja për fëmijë.  Për realizimin e projektit sot është nënshkruar kontrata me pronarin e firmës NPN “Euroing”. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se kjo u bë në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa rikujtoi se një çerdhe tjetër po ndërtohet në Rahovec. […]

Banorët e fshatit Kramovik përfitojnë nga impianti për trajtimin e ujërave të zeza

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përuroi sot, në fshatin Kramovik, Komuna e Rahovecit, impiantin për trajtimin e ujërave të zeza në vise rurale. Impainti do të trajtojë ujërat e zeza të rreth 1100 banorëve të Kramovikut duke reduktuar për 90 për qind ndotjen dhe duke bërë të mundur që uji i shkarkuar […]

Kontraktohet ndërtimi i fazës së dytë të Emergjencës në Rahovec

Në Rahovec sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të projektit të Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kwtw qytet. Projekti kap vlerën 487 mijë euro. Kontrata është nënshkruar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, shef i Zyrës së prokurimit Jetullah Kabashi, dhe pronari i firmës N.N.T “Etniku”, Tahir Bugari

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.