28-04-2024

Rahovec

Heronjtë Toni e Mici përjetësohen në pulla postare

Në 20- vjetorin e rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe SelajdinMullabazi-Mici nga qyteti i Rahovecit në sallën e kuvendit komunal të Rahovecit, Posta e Kosovës ka bërë përurimin e pullave postare për heronjtë Toni dhe Mici. Në fjalën e tij kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur se sot është edhe një nder që i […]

Mbahet ekspozita “Antikiteti i qytetit të Rahovecit”

Në Muzeun e qytetit, në Rahovec, u mbajt ekspozita me temë “Antikiteti i qytetit të Rahovecit” nga autori Sheqajdin Durguti,në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Bjondina Kleqka, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit. “DKRS-së do të vazhdojë të përkrahë aktivitete të tilla, posaçërisht […]

Paraburgim për aksidentin në Mrasor të Rahovecit

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Zeqir Gashi, i cili dyshohet se ka se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”. Prokurori Enis Gashi, ka deklaruar se ka propozuar caktimin e masës së paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri më […]

Shtëpia e Kulturës në Drenoc të Rahovecit demolohet ende pa u inauguruar

Një investim prej rreth 170 mijë eurosh për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Drenoc mund të shkojë huq për shkak se ajo është pa zot shtëpie. Guri themeltar i saj qe vënë më 2013. Tre vjet më vonë u parapa inaugurimi. Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Në gjendje të njëjtë […]

Aksident trafiku me fatalitet në Mrasor të Rahovecit

Në fshatin Mrasor të Rahovecit dje ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media. “Ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga viktimat […]

Hoti në Rahovec, flet për zhvillimet në vend dhe rolin e LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka njoftuar se gjatë ditës ka qëndruar në Kryesinë e partisë së tij në Rahovec. Ai ka thënë se gjatë javëve në vazhdim do të jenë më terren për të diskutuar me strukturat dhe elektoratin e LDK-së, si dhe tregoi për aktivitetet e sotme, transmeton k.kosova. “Caktuam […]

Rahovec: Shtyhet gjykimi për pengim të policit në detyrë pasi mungon i akuzuari A. Gashi

Mungesa e të akuzuarit  Abedin Gashi, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të premten në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, për veprën penale “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. Gjykatësi Ilir Rashkaj, tha se për të akuzuarin ka dërguar ftesë të rregullt, por ai nuk i është […]

Të akuzuarit për kanosjen e zyrtarëve të ATK-së kërkojnë të hedhet aktakuza, prokuroria kundërshton

Të akuzuar se në prill të vitit 2014, kishin kanosur disa zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të akuzuarit Valdet Dula dhe Fadil Dula, të mërkurën kërkuan nga gjykata që të hedhë poshtë aktakuzën ndaj tyre. Një kërkesë të tillë, të akuzuarit për kanosje, e bënë në shqyrtimin e dytë që u mbajt për […]

Dënohet me kusht i akuzuari për sulm ndaj zyrtarëve policor

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, të martën, i ka shqiptuar dënim me gjashtë muaj burgim të akuzuarit për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, Batjar Binakaj. Mirëpo, ky dënim ndaj Binakajt nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti, në periudhën e verifikimit prej një viti, nuk do të […]

Një i varur në litar në Krushë të Madhe

Një person është gjetur i varur në periferi të fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës. Sipas zëdhënëses së Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, sot rreth orës 11:20, Policia në Rahovec ka marrë informacion për një rast në fshatin me Krushë e Madhe. “Patrullat policore menjëherë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.