04-05-2024

Rahovec

Rahovec: Dënohet me kusht i akuzuari që pranoi fajësinë për vjedhje të rrymës

Tre muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për vjedhje të shërbimeve komunale, Shyqeri Hoti. Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir […]

KFOR-i turk pajis me kabinet të TIK-ut shkollën “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec

SHML “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec bëhet me kabinet modern të teknologjisë informative, dhuratë nga KFOR-i dhe Qeveria Turk Në lokalet e Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni” në Rahovec është bërë përurimi i kabinetit modern të teknologjisë informative me 30 kompjuterë dhe me të gjitha pajisjet përcjellëse, dhuratë nga KFOR-i dhe Qeveria Turk Në […]

Rahovec: Arrestohet pasi tenton ta godasë babanë me thikë

Në fshatin Opterushë të Rahovecit, policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi ka tentuar ta godasë me thikë babanë e tij shkaku i një mosmarrëveshjeje që kishin. Ne raport thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lëndohet një punëtor i ndërtimtarisë në Rahovec

Një person derisa kishte qenë duke kryer punime në një shtëpi në Rahovec, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe inspektori e punës i cili i ka ndërprerë punimet. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit […]

Dënohet me kusht i akuzuari për uzurpim të pronës në Rahovec

Katër muaj burgim me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme, Xhevdet Zllanoga. Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, […]

Rahoveci furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, Samir Mustafa njofton se janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar dhe se vaksinat janë pa pagesë dhe se do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike. “Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në qytetin e Rahovecit […]

Zhduket një burrë në Rahovec

Një burrë është zhdukur në Rahovec, ndërsa djali ka thënë se ka probleme mendore Policia thotë se është duke e hetuar rastin, pasi me të dalë nga shtëpia pak ditë më parë, ai më nuk është kthyer.  

Çfarë vendosi Gjykata për rastin e vrasjes në Ratkoc të Rahovecit?

Feriz Hoti, i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, është liruar sot nga Gjykata Themelore e Gjakovës. Në shpalljen e aktgjykimit, nga kryetari i trupit gjykues, Hoti për të dy veprat lirohet në mungesë të provave nga aktakuza e Prokurorisë. Gjykata e liroi të akuzuarin edhe nga obligimi i shpenzimeve procedurale. Me këtë vendim, […]

Katër memorandume me vlerë 2 milionë në mes të MKRS-së e Komunës së Rahovecit

Katër memorandume bashkëpunimi janë nënshkruar në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Komunën e Rahovecit. Vlera e tyre arrin në 4 milionë euro. Siç njofton Komuna e Rahovecit, kryetari Smajl Latifi me bashkëpunëtorë e ka pritur sot në zyrën e tij në takim, ministrin Kujtim Gashi, për të nënshkruar këto marrëveshje bashkëpunimi. […]

MKRS-ja ndan 2 milionë euro për katër projekte në Rahovec

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Komunën e Rahovecit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi. Ata nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi, përmes së cilëve parashihet të ndërtohet Stadiumi i Qytetit dhe Palestra Sportive në Rahovec. Po ashtu, në kuadër të këtyre memorandumeve do të ndërtohet edhe një stadium […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.