08-05-2024

Rahovec

Tre persona të lënduar mbesin në Spital, shtatë lirohen pas mjekimit nga shpërthimi në Ratkoc

Sipas Kohës Ditore, 7 nga 10 personat e lënduar në Ratkoc të Rahovecit janë liruar nga Spitali i Gjakovës, pas trajtimit mjekësor që kanë marrë. Ndërkaq tre të tjerë po vazhdojnë mjekimin në këtë Spital, në Kirurgji, për shkak të djegieve që kanë pësuar. Këto i ka bërë të ditura për Koha Ditore drejtori i […]

Policia jep detaje për incidentin me bombol gazi në Ratkoc të Rahovecit (foto-video)

Pak momente më parë në fshatin Ratkoc të Rahovecit shpërtheu një bombol gazi që la disa persona të lënduar. Zëdhënësja e Policisë nga Rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj për Indeksonline ka konfirmuar incidentin. Shpërthimi i bombolës së gazit ka ndodhur në ora 19:55 në qebaptoren ‘Te Dollari’. Nga ky shpërthim dyshohet se të lënduar kanë […]

Shpërthim në lokal në Ratkoc të Rahovecit, disa të lënduar

Një shpërthim i madh ka ndodhur sonte në mbrëmje në një lokal në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Sipas raportimeve të para bëhet fjalë për shpërthimin e një bombole gazi me ç’rast kanë mbetur të lënduar mbi 10 persona, shkruan lajmi.net. Ndërkohë nuk dihet për detaje të mëtutjeshme.

Ismet Tara thotë se nuk i duhet avokat për ta mbrojtur në Hagë luftën e drejtë në UÇK

Ndonëse pa dëshirën e tij është emëruar komandant i Brigadës 124 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tara thotë se ka luftuar me të gjitha forcat për çlirimin e Kosovës. I njohur si “komandant Hoxha”, Tara ka shërbyer për disa muaj si komandant në Zonën e Rahovecit. E, për veprimtarinë e tij gjatë luftës, atij […]

Avokati thotë se Cena u intervistua më shumë për shqiptarët e vrarë gjatë luftës

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabahajdin Cena, ditë më parë është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, në Prishtinë. Avokati i tij, Mahmut Halimi, ka treguar në T7, se klienti i tij konsiderohet i dyshuar nga Gjykata Speciale. Ndaj tij, ky institucion i drejtësisë ka kërkuar të japë informacione, […]

Rahovec: Dënohet me kusht pasi pranon se kishte blerë telefonin e vjedhur

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim me kusht për të akuzuarën për veprën penale “blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, Genta Koleci. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, e akuzuara Koleci nuk kryen vepër […]

Rahovec: Kthehet në rivlerësim prokurimi për Hartën Zonale

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës në aktivitetin e prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Gjykata e Tenderëve ka marrë vendim që këtë lëndë ta kthejë në rivlerësim, pasi që paraprakisht ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Infra plus & Luz DD & […]

Aderime të reja në PDK-në e Rahovecit

Në prani të kryetarit të Degës së PDK-së në Rahovec,  Prof.Dr. Idriz Vehapi, Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkuan dhjetëra anëtarë të rinj nga nëndega e Sapniqit dhe nëndegët e qytetit. Në kumtesën e saj, thuhet se PDK në Rahovec po e dëshmon që është e vetmja shpresë dhe alternativë për qeverisje të mirë, atë […]

Rahovec: Ndalohen garat e kundërligjshme të kafshëve

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar ndalimin e vrasjes, keqtrajtimit dhe organizimin e garave të kundërligjshme të kafshëve. Në një komunikatë, bëhet e ditur se ata që shkelin dispozitat e urdhëresës do të ndëshkohen me gjobë nga 100 deri 5000 euro.

Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve në Krushë të Madhe

Dy të dyshuar janë arrestuar në Krushë të Madhe të Rahovecit,  për shkak të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Në raportin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:00, kur një njësi patrullues kishte vërejtur se te dyshuarit përmes dritares se veturës së tyre kishte hedhur diçka […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.