26-04-2024

Rahovec

Ratkoci, model që duhet ndjekur për dhurimin e gjakut (FOTO)

Një numër i madh i banorëve të Ratkocit të Rahovecit dhe rrethinës i janë përgjigjur thirrjes për dhurim vullnetar të gjakut në aksionin tashmë tradicional, që dje është organizuar për të 11-ën herë në këtë fshat, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Vullnetarë nga fshati Ratkoc dhe fshatrat përreth, që kanë shëndet të mirë, me moton “Dhuro gjak-shpëto jetë!” […]

Bashkë me Autostradën e Dukagjinit, Lekaj premton në Rahovec edhe sanimin e shtratit të Drinit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën mori pjesë në debatin publik me qytetarët e Rahovecit për autostradën e Dukagjinit. Ministri Lekaj u premtoi qytetarëve të Rahovecit se sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe se ato që janë të arsyeshme do të inkorporohen në projektin final. I pari i Infrastrukturës dhe […]

Lekaj nesër merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, nesër do të marrë pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit, ku të interesuarit do të njoftohen për projektet ideore të autostradës së Dukagjinit dhe të japin komentet e tyre. Dëgjimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal (KK)  me fillim prej orës 11:30.  

Rahovec: Ia vodhi telefonin derisa viktima punonte tokën, dënim me kusht të akuzuarit

Tre muaj burg dhe 200 euro gjobë me kusht ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, për të akuzuarin për vjedhje, Avdi Rexhaj. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Rexhaj nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi […]

Vdekje e dyshimtë në Xërxë të Rahovecit

Në fshatin Xërxë të Rahovecit është raportuar për një viktimë të gjinisë mashkullore që është gjetur pa shenja jetë në veturën e tij, transmeton “GazetaePrizreni.net”. Sipas njoftimit nga Policia, rasti ka ndodhur dje ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Policia nuk ka njoftuar për identitetin […]

Dy persona rrihen mes vete në Krushë të Madhe

Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit janë arrestuar dy të dyshuar, për shkak të përleshjes ndërmjet vete duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime të lehta trupore. Në raportin policor, thuhet se rasti  ka ndodhur dje dhe pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Në njoftimin e […]

Prokuroria: Shpërthimi në Ratkoc ishte aq i fuqishëm saqë hodhi të pranishmit jashtë lokalit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një komunikatë për media ka thënë disa detaje për shpërthimin e bombolës që ndodhi mbrëmë në Ratkoc të Rahovecit. “Me datë 18 janar 2018, rreth orës 20:00, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në një lokal në fshatin Ratkovc ka ndodhur një shpërthim i një bombole të gazit, në bodrumin e […]

Kjo është gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Ratkoc të Rahovecit

Një shpërthim i bombolës së gazit në restorantin “Te Dollari” në Ratkoc të Rahovecit ka shkaktuar panik. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, saqë i ka hedhur të pranishmit jashtë lokalit, me ç ‘rast lëndime të lehta trupore kanë marrë 15 persona, të cilët kanë pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Pas trajtimit […]

Flet djali i pronarit që u lëndua nga shpërthimi në Ratkoc

Një shpërthim i fuqishëm e ka tronditur të premten mbrëma fshatin Ratkoc të Rahovecit. Në këtë lokal, rreth orës 20:00 ka shpërthyer bombola gazi, e cila gjendej në bodrum. Si pasojë së paku 10 persona që gjendeshin brenda lokalit janë lënduar, dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Gjakovës. Kjo ka ndodhur edhe me […]

Gjashtë nga 11 të lënduarit në Rahovec kanë pësuar djegie të shkallës së dytë

Gjashtë nga 11 personat e lënduar në një lokal në Ratkoc të Rahovecit janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”. Nga ky spital kanë thënë për Klan Kosova se këta gjatë veta kanë pësuar djegie të shkallës së dytë pas shpërthimit të bombolës së gazit. Ndërsa pesë të tjerët janë liruar […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.