27-07-2025

Rahovec

Në Rahovec filluan aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”

Në organizim të Komunës së Rahovecit dhe shoqatave të dala nga UÇK, dega në Rahovec, sot kanë filluar aktivitetet për shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”. Aktivitetet kanë filluar me bërjen e homazheve nga Kryetari Smajl Latifi, pastaj nga bashkë punë torë t e tij, familjarë  dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve tek vendi i betejës tek […]

20 vjet nga hyrja e UÇK-së në Rahovec

Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së UÇK-së në qytetin e Rahovecit, me aktivitete treditore do të shënohen ngjarjet historike, të përcjella me zhvillime tejet dramatike,  ndërmjet forcave të UÇK-së, që  luftonin me pushtuesit serb, derisa Rahoveci ishte kthyer në qendër të vëmendjes, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj,  shkruan ‘gazetaeprizrenit.net’. […]

Në Rahovec nesër nis ‘Epopeja e korrikut 1998’

Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, nesër fillojnë shënimin e “Epopesë së korrikut 1998”, ku gjatë tri ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme. Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende: -Më 18 korrik 2018 -Ora 10:00 – Homazhe tek vendi i betejës tek përmendorja e dëshmorëve në Fortesë -Ora 11:00 -Akademi […]

1/3 e popullatës së Rahovecit në mërgim

Në oborrin e Komunës, para një numri të mërgimtarëve, sot kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi ka hapur edhe zyrtarisht aktivitetet që do të organizohen për “Muajin e Mërgimtarëve”, të cilët përbëjnë 1/3 e popullatës së kësaj ane, transmeton gazetaeprizrenit.net. Në njoftimin e komunës, thuhet se Latifi ka thënë se mërgata ka qenë dhe […]

Rahoveci nis aktivitetet për shënimin e “Muajit të Mërgimtarëve”

Komuna e Rahovecit, përkatësish zyrtari ndërlidhës për diasporë, Muharrem Morina në koordinim me kryetarin e Komunës, Smajl Latifi, drejtorët e drejtorive komunale dhe OJQ-të, që veprojnë në Komunën e Rahovecit, kanë përgatitur një numër të madh të aktiviteteve për shënimin e “Muajit të Mërgimtarëve”. Aktivitetet janë planifikuar të organizohen gjatë periudhës 16 korrik -15 gusht […]

Rahoveci rrit arkëtimin e mjeteve nga tatimi në pronë

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit e angazhuar në rritjen e të hyrave në Tatim në Pronë, nga ky angazhim kjo drejtori ka rritur të hyrat për 31 mijë e 151, 68 euro për gjashtë mujorin e parë të vitit 2018. Në të njëjtën periudhë të vitit 2017 të hyrat kanë qenë […]

Latifi vizitoi Kooperativën bujqësore në Krushë të Madhe

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Fatmir Iska, nënkryetar dhe drejtorët Berat Duraku, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Saranda Sallteku drejtoreshë e Administratës së Përgjithshme, Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Besnik Hoti drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese kanë vizituar Kooperativën Bujqësore […]

Rahoveci zgjat orarin e punës për zyrtarët komunal 

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit. Me këtë vendim zgjatet orari i punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit […]

Greva e administratës anulon seancën gjyqësore për rastin “Antigona Morina”

Për shkak të grevës së administratës nuk është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në rastin e Antigona Morinës, raporton KTV. Seanca e radhës e rigjykimit do të mbahet më 4 shtator. Sidoqoftë, rrjeti i grave të Kosovës ka mbajtur një protestë për të kërkuar drejtësi për Antigonën. Igballe Rugova nga ky rrjet ka thënë se presin dënimin […]

Serbët e Rahovecit pengojnë këngëtarin kosovar të xhirojë videoklip (foto)

Një rast interesant ka ndodhur para disa dite në mes të këngëtarit kosovar Labinot Rexha dhe komunitetit serb në Rahovec. Këngëtari kishte vendosur të xhironte pjesë të videoklipit në një lagje të Rahovecit, por që serbët atje ishin ndjerë të provokuar, pasi kënga kishte motive kulturore dhe patriotike shqiptare, shkruan Magazina.al Serbët e lagjës kishin […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.