02-03-2026

Therandë ( Suharekë )

Muharremaj punësoi vëllain e drejtorit të Arsimit si drejtor shkolle

Dhjetë ditë pas përfundimit të afatit ligjor për ankesa të kandidatëve për pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj nënshkroi vendimin për pranim në marrëdhënie pune të Hamdi Bytyqit, i cili është vëllai i drejtorit të Arsimit, Remzi Bytyqi. KALLXO.com kishte kontaktuar me kryetarin e komunës së […]

Një familje nga Suhareka kërkon largimin e prokurorit dhe gjyqtarit në rastin e vrasjes së familjarit të saj

Një familje nga Semetishti i Suharekës po kërkon përjashtimin nga rasti të prokurorit dhe gjyqtarit kryesor që janë duke udhëhequr rastin e vrasjes së familjarit të tyre. Abedin Bytyqi është vrarë në tetor të vitit 2016. Për këtë vrasje po akuzohen katër persona, Murat dhe Reshat Ademi, gruaja e të ndjerit Resmije Bytyqi dhe Fadil […]

Infermierja në Bukosh s’gjendet në punë, kur kryetari inspekton ambulancën

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, gjatë vizitës që i bëri Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Bukosh, mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:45 ka vërtetuar se aty mungon një infermiere pa asnjë arsyetim, ndërkohë që dy të tjerë ishin në vendin e punës. Këtë rast ai e ka publikuar edhe në profilin e […]

Suharekë: Vëllai i drejtorit të AAK-së zgjedhet drejtor i shkollës

Komisioni i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë propozi për drejtor të Shkollës së Mesme Teknike vëllain e drejtorit komunal të arsimit. Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në komunën e Suharekës, ka marrë vendim që të punësojë Hamdi Bytyqin në pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme Teknike “Skënder […]

Kush është propozuar sivjet për çmimin “Ukë Bytyqi” në Suharekë?

Blerim Kuçi është propozuar si kandidati i vetëm për çmimin “Ukë Bytyqi”, të cilin Komuna e Suharekës e ndan çdo vit për një personalitet nga kjo anë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Kjo është thënë gjatë takimit të Komisionit për ndarjen e këtij çmimi të përbërë prej 5 anëtarëve, në të cilin u tha se ka vetëm një […]

Uji në 4 shkolla të Suharekës rezulton i ndotur

Uji i pijshëm në katër shkolla të fshatrave të Suharekës mbetet i ndotur në aspektin kimik dhe bakterologjik ka njoftuar Drejtoria komunale e Shëndetësisë. Sipas këtij dikasteri lokal rezultatet e mostrave të marra në shkollat të Savrovës, Sopisë, Leshanit dhe Studençanit kanë treguar se uji është i ndotur, shkruan sot “Koha Ditore”. Në fillim të […]

Muharremaj: 1 milion euro për kompensimin e dëmeve në amvisëri, pas vërshimeve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një intervistë për portalin rajonal “Gazeta e Prizrenit” tregon për atë se çfarë po bëhet rreth sanimit të dëmeve pas vërshimeve të gushtit, për atë se kur pritet të përfundojë vlerësimi i dëmeve si dhe me çfarë shume mjetesh pritet të intervenohet në infrastrukturën rrugore. Po ashtu […]

Hapja e rrugës Peqan-Reshtan, perspektivë për fermerët e Suharekës

Kanë filluar punimet për hapjen e rrugës Peqan-Reshtan, në gjatësi prej mbi 3 kilometrash, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Kryetari i komunës së Suharekës,Bali Muharremaj, ka njoftuar se fillimi i punimeve në këtë zonë po bëhet me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të bujqësisë në këtë komunë. “Hapja e rrugëve fushore nënkupton, perspektivën për bujqit që duan ti rrisin […]

Në shkollat e Suharekës kërkohet rritja e nivelit të pastërtisë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka kërkuar nga punëtorët teknik të shkollave fillore dhe të mesme që të punojnë për të siguruar ambient të pastër si brenda ashtu edhe jashtë ndërtesave shkollore. Kreu i Komunës i ka takuar mirëmbajtësit e shkollave në sallën e Kuvendit të Komunës, me ç’rast ka vënë në pah […]

Suharekës s’i mjafton ndihma e qeverisë për dëmet nga vërshimet, e ndihmojnë bizneset private

Gjatë muajit gusht, komuna e Suharekës u përball me vërshime të mëdha të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se punimet e nisura në terren për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara janë në përfundim. “Komisionet janë duke punuar në terren, janë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.