30-04-2024

Therandë ( Suharekë )

Suhareka me fshatra përreth ende në gjendje emergjente

Suhareka me fshatra përreth ende është në gjendje emergjente. Rreth 50 për qind e fshatrave të kësaj komune kanë pësuar dëme materiale nga stuhia e shiut e para 6 ditëve. Në këtë situatë ka pasur edhe 8 persona të lënduar, të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, shkruan sot Koha Ditore. Suharekës i kanë […]

Kurban Bajrami në Leshan të Suharekës falet në oborrin e shkollës, shkak vërshimet

Xhamia e fshatit Leshan të Suharekës është dëmtuar shkaku i vërshimeve ditëve të fundit. Prandaj banorët e këtij lokaliteti namazin e Kurban Bajramit po e falin në oborrin e shkollës së fshatit, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Fushë Kosovës ndihmon me 20 mijë euro banorët e Suharekës

Kryetari i Fushë Kosovës ndihmon me 20 mijë euro banorët e Suharekës Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se Kryetari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka dhuruar 20 mijë euro për ndërtimin e një shtëpie në Suharekë pas vërshimeve me të cilat u përball kjo komunë javën e kaluar. Kjo shumë […]

Suharekë, banorët frikësohen nga epidemitë (video)

Uji nga shtëpitë e përmbytura në Suharekë është tërhequr, por pas vetes la baltën dhe rrezikun e ndonjë epidemie. Mjekët po këshillojnë banorët që mos të përdorin ujin e puseve dhe t’i gëlqerosin shtëpitë e vërshuara. Ndërkaq, ndihmat për këtë rajon po vijnë ngadalë. Kronike nga Klan Kosova

Në Prizren e Suharekë, dy të arrestuar për rrahje të bashkëshorteve të tyre

Në dy raste të ndara, në Suharekë e Prizren, janë arrestuar dy burra në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshorteve të tyre. Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 09:00 në Shkozë të Prizrenit ndërsa i dyti në rrugën “Vudro […]

Suharekë, ATK do të vizitojë bizneset e dëmtuara

Bali Muharremaj, kryetari i Suharekës ka bërë me dije se Administrata Tatimore e Kosovës nga Prizreni do t’i vizitojë të hënë bizneset e dëmtuara nga reshjet e fundit. “Andaj ju sugjerojmë, që bizneset të cilave ju janë dëmtuar dokumentet, pajisjet teknike, makineria dhe materialet tjera t’i ruajnë si dëshmi përmes fotografive dhe formave tjera”, ka […]

Kryqi i Kuq i Kosovës kërkesë urgjente nga banorët e Suharekës

Derisa në Suharekë po vazhdon gjendja emergjente pas vërshimeve, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të shpërndajë ndihma për banorët, por si kërkesë urgjente ka lëshimin e ndonjë lokali për deponim të ndihmave. Kryqi i Kuq në Kosovë, dega në Suharekë iu ka drejtuar qytetarëve që kanë lokale të zbrazura dhe me qasje të lehtë […]

Pak ndihmë për Suharekën, banorët e Sopisë natën e kaluan jashtë shtëpive (video)

Kronikë e KTV-së   

Suhareka kërkon ndihmë, pak veta përgjigjen (video)

Me hallin e tyre po kërkojnë të merren edhe banorët e Suharekës. Ata u dëmtuan shumë nga reshjet e shiut, ndaj po presin ndihmë nga Qeveria qendrore.

Pas vërshimeve, Suhareka kërkon ndihmë

Pas reshjeve të shiut që kanë ndodhur dy ditë më parë në Suharekë, vazhdon situata emergjente. Kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për ndihmë. “Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj te të gjitha bizneset, organizatat humanitare dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijshëm etj.”. “Këto […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.