04-11-2025

Prizren

PDK në Prizren akuzon LVV-në për keqmenaxhim të buxhetit e shpenzime të pakontrolluara

Kryetari i PDK-së dega në Prizren, Shaqir Totaj, në një konferencë për medie ka krahasuar shpenzimet që kjo parti ka bërë kur qeveriste me këtë komunë me ato që po bën aktualisht VV-ja. Sipas tij, ka kjo parti vazhdimisht ka keqmenaxhuar me buxhetin dhe janë bërë shpenzime të pakontrolluar. “Kur kësaj i’a shtojmë edhe shumë […]

Rrahje e të shtëna me armë në Prizren, tre të arrestuar

Në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar kosovarë,  meqenëse të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht. Referuar policisë, njëri prej tyre ka shtënë edhe me armë në ajër , ndërsa rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe pranon tretman mjekësor, arma […]

Prizren: Të akuzuarit për rrënimin e aneksit të “Abi Çarshia” kërkojnë hudhjen e aktakuzës

Ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, të cilët po akuzohen për rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshia”, në shqyrtimin e dytë të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës. Sipas mbrojtësit të të akuzuarit Shqipron […]

Sot tri raste të reja nga Prizreni, prej 187 të infektuarëve me COVID-19 në Kosovë

Sot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, […]

Ndahet nga jeta karikaturisti i njohur nga Prizreni, Ramadan Zaplluzha-Therrë Murrizi

Sot në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta veterani i arsimit dhe artisti i mirënjohur prizrenas, Ramadan Zaplluzha, i njohur si “Therrë Murrizi”. Familjarë dhe miq të artistit kanë shprehur dhembje, respekt dhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Zaplluzha u lind më 1938 në Prizren. Pas mbarimit të Shkollës  Normale në Prishtinë, […]

43 nxënës nga shkolla e Zhurit migruan gjatë këtij viti shkollor

Braktisja e Kosovës nga qytetarët për një jetë më të mirë drejt shteteve të zhvilluara konsiderohet si ndër fenomenet që do ketë pasoja të rënda për Kosovën, ndërkaq zvogëlimi i numrit të nxënësve ka prekur edhe drejtorin e shkollës ” Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, Ismen Ajazaj, i cili po ndjehet tejet i brengosur. Ai […]

Prizren: Lirohen policët që akuzohen se e keqtrajtuan të dëmtuarin dhe i shkaktuan lëndime trupore

Gjykata Themelore në Prizren, sot, i ka shpallur të pafajshëm dy zyrtarët policor, Isak Sopa dhe Arben Kabashi, të cilët akuzohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “lëndimi i lehtë trupor”. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Vjollca Buzhala, nuk është provuar se të […]

Ndahet nga jeta njëri ndër veteranët më vjetër të UÇK-së, Avdyl Hameli nga Hasi

Ka ndërruar jetë njëri ndër veteranët më të vjetër të UÇK-së, Avdyl Hameli nga fshati Mazrrek i Hasit! Ndonëse në moshë të shtyrë ai ishte mobilizuar dhe nga Bosnja kishte ardhur për t’u bashkuar më radhët e UÇK-së. Në luftë u dallua më trimëri, urti. Sipas bashkëluftëtarëve të tij, ai iu dha moral të gjithë […]

Prizren: Institucionet shëndetësore mobilizohen kundër COVID -19

Pas shtimit të rasteve me COVID-19 dhe me qëllim të marrjes së hapave për përballimin e situatës së krijuar, drejtori ekzekutiv, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, sot ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët e Drejtorive komunale të Shëndetësisë dhe drejtorët e QKMF-ve të komunave Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë. Në takim ka marrë […]

Prizren: Zejet e dikurshme drejt zhdukjes (Foto)

Prizreni dikur ka qenë i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon për zejet karakteristike. Pasi koha i ka nxjerrë nga përdorimi, shumë prej tyre tashmë i takojnë historisë së veprimtarive zejtare të qytetit. Njëra nga rrugët e shumta të Prizrenit,  “Saraçët” që ndodhet në pjesën e vjetër të qytetit, përballë […]