13-11-2025

Prizren

Sulmon policët në fshatin Landovicë, arrestohet

Një person është arrestuar për shkak të sulmit ndaj zyrtarëve të policisë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë”, thuhet në raportin e policisë. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me […]

Çerdhet në Prizren përplasin deputetët

Projekti për ndërtimin e çerdheve publike në Prizren janë bërë cak i përplasjeve mes deputetëve. Luljeta Veselaj-Gutaj nga PDK tha se ky projekt ka qenë i PDK-së. “Dy çerdhe publike janë nga mandati i kaluar dhe janë projekte të PDK-së”, tha Veseli-Gutaj. Arbër Rexhaj, nga VV-ja tha se projektet në fjalë janë të VV-së dhe […]

Inspektohen 41 lokale hoteliere në Prizren

Inspektorati në Prizren ka njoftuar për realizimin e inspektimit të 41 objekteve hoteliere, përkatësisht të atyre ku bëhet organizimi i dasmave dhe ahengjeve të ndryshme, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Kjo është ndërmarrë nga sektori i Inspektoratit Sanitar,  ndërsa masat e përgjithshme dhe të veçanta janë orientuar për sigurim të: ujit të pijshëm, ruajtjes së kushteve […]

Rrëzohet krahu mbrojtës i Urës tek Parku i Marashit

Një lexues i portalit “Gazeta e Prizrenit” ka dërguar foto të rrëzimit të krahut mbrojtës, të urës tek Parkut të Marashit në Prizren. Sipas tij kjo ka ndodhur para dy dite. Një rast i tillë, ka ndodhur edhe me krahun në urën që ndodhet pak më lart, mbi restorant. Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur […]

Një i lënduar nga punime ndërtimore të kundërligjshme në Prizren

Një person ka pësuar lëndime për shkak të lëndimeve gjatë punimeve ndërtimore, të cilat policia i ka vlerësuar si të kundërligjshme. Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren, ndërsa viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit. “Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar me një pompë betoni, ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në […]

Gjimnazet dhe mjekësia më të preferuara, në afatin e parë të regjistrimit në Prizren

Gjatë afatit të parë të regjistrimit për shkollat e mesme, nxënësit prizrenas kanë treguar interesim më të madh për gjimnaz dhe shkollën e mesme të mjekësisë, ndërsa në disa shkolla nuk janë plotësuar vendet e parapara, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Dje është mbyllur afati të parë i konkursit për regjistrimin e nxënësve në klasat e […]

Aksident në rrugën Prizren- Zhur, lëndohet një fëmijë dhe dy të rritur

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën Prizren – Zhur. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për TV Prizreni, dr.Sylejman Baxhaku nga reparti i Urgjencës i cili kishte dalur në vendngjarje me ekipin mjekësor. Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë një automjet “BMW” […]

Shtatë të porsalindur 24-orët e fundit në Prizren

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar shtatë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. 2  meshkuj 5  femra 2  lindje “cezariane”  (me operacion). Karakteristikë gjatë këtij 24-orëshi është rritja e numrit të lindjeve, për një  krahasuar me ditën paraprake. /GazetaePrizrenit.net/

Aksident trafiku në qendër të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në qendër të qytetit të Prizrenit, në afërsi të Kuvendit Komunal. Nga aksidenti ku janë përfshirë dy vetura, ka edhe të lënduar, kanë treguar dëshmitarët. Në fotografitë që ka dërguar një lexues i gazetës, shihet se veturat e aksidentuara kanë përfunduar në trotuar pas aksidentit. /Insajderi.com […]

Zyrtar të PDK-së në Prizren kundërpërgjigjen ndaj deklarimeve të Haskukës

Zyrtarë të PDK-së në Prizren kanë reaguar ndaj deklarimeve mediale të kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka. Koordinatori i degës, Jeton Bytyçi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “facebook” e ka vlerësuari Haskukën si “amator” në politikë. Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje: “Në emisionin e fundit para 1 dite, të “kryetarit” të komunës […]