19-06-2025

Prizren

Cilët janë 12 prefektët nga Shqipëria që sot qëndrojnë në Prizren?

Në kontekstin e kremtimit të 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot në Prizren do të qëndrojnë 12 prefektë nga zonat më të rëndësishme  të Shqipërisë, përfshirë edhe ata të Tiranës, Shkodrës e Vlorës,  transmeton “gazetaeprizrenit.net”. Në programin zyrtar është paraparë që gjatë vizitës ata do të mirëpriten edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. […]

9 meshkuj e 6 femra të lindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa ” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i lindjeve – 14 9  meshkuj 6  femra Një rast i lindjes Gemelli ( Bineq ) 4  lindje me operacion.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, faza e parë e shtetit shqiptar

“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” 104 vjet pas”, është konferenca shkencore ndërkombëtare e cila do të fillojë sot në nderim të kësaj ngjarje historike. Frashër Demaj, nga Këshilli organizativ, tha se në konferencën shkencore për 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të jenë shumë pjesëmarrës. “Lidhja shqiptare e Prizrenit”, është faza e parë e shtetit shqiptar”, […]

Komedia “Iku autobusi” e Teatrit të qytetit u mirëprit nga publiku prizrenas

Teatri i qytetit të Prizrenit, mbrëmë shfaqi komedinë premierë  “Iku autobusi”  të autorit Osman Goranci.  Shfaqja ka zgjuar interesim tek publiku i këtushëm, që mbushi përplot sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”, transmeton “gazetaeprizrenit.net”. Regjinë dhe skenografinë e shfaqjes e bëri: Luan R. Kryeziu,  efektet dhe muzikën: Alma Lleshi – Macula, ndërsa kanë luajtur: […]

Prizren: Nga korriku parashihen fluturimet me paragllajderë nga Cyleni

Nga korriku parashihet një atraksion për dashamirët e fluturimeve të paragllajderëve, të cilët nga maja e Cylenit  mund të zbresin mbi qytetin e bukur të Prizrenit, duke shijuar nga lart fushat, malin dhe lumin.   Këtë parashihet ta bëjnë dy kampionë të Kosovës nga aeroklubi “Shkaba”, Ardall Celina dhe Artan Venhari, të cilët nga muaji […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 8 qershor 2018: 0ra:  10:00 Mbahet mbledhja e radhës e KKSB – Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi. (Selia e Kuvendit Komunal, Prizren) 0ra:  12:00 Te Sheshi i Lidhjes së Prizrenit mbahet konferencë për media për shpalosjen e programit të organizimit të manifestimeve të qershorit. ora:  12:15 Në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, […]

Prizren: Tejkalon lejen e ndërtimit, Inspektorët ia ndalojnë punimet

Inspektorët komunal të Prizrenit kanë intervenuar duke i ndërprerë në një objekt banesor. Në njoftimin e komunës, thuhet se objekti në fjalë kishte leje për dy kate bodrum, katin përdhes dhe katër kate banim (2B+P+4), mirëpo i njejti nuk e ka respektuar këtë leje dhe ka vazhduar ndërtimin edhe për tri kate shtesë duke tejkaluar […]

12 prefektë nga Shqipëria qëndrojnë në Prizren, për shënimin e LSHP-së

Atmosfera për kremtimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, veç ka nisur në qytetin që tashmë edhe zyrtarisht ka marrë epitetin Kryeqyteti historik i Kosovës. Dy ditë para, mbajtjes së manifestimit qendror, 10 qershorit, në Prizren në kuadër të kremtes do të qëndrojnë 12 prefektë nga Shqipëria. Këshilltarja e Kryetarit të Komunës për komunikim dhe […]

Prokuroria tërheq akuzën ndaj Sali Ademajt, drejtorit të gjimnazit 2 në Prizren

Sali Ademaj, drejtor i gjimnazit “Remzi Ademaj” në Prizren prej sot nuk ka ndjekje penale. Prokurorja e shtetit pranë Prokurorisë Themelore (PTH) në Prizren hoqi dorë nga akuza, për mungesë provash për kryerje të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar, gjatë ekskursionit të maturantëve për në Durrës, transmeton “gazetaeprizrenit.net’. Prokuroria Themelore në […]

Një biçiklist goditet nga vetura në Prizren

Një person është goditur nga një veturë, derisa ai po ngiste biçikletën në rrugën “Ankara” në Prizren. Sipas policisë rasti ka ndodhur kur një i dyshuar duke lëvizur me veturë ka goditur një biçiklist, shtetas të Shqipërisë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.